E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda në Fokus, sfilatë me fëmijë

Një sfilatë e veçantë e cila këtë herë kishte në fokus të saj fëmijët u zhvillua në mjediset e Qendrës Tregtare Univers. Fëmijë të moshave të ndryshme sfiduan në pasarelën e improvizuar në mjediset e Qendrës Tregtare Univers, në kuadër të Javës së Modës për Fëmijë, një nismë e qendrës kulturore Moda në Fokus. Gjatë këtij eventi fëmijët sfiluan me veshje të firmave më prestigjioze, duke promovuar në këtë mënyrë dhe koleksionet e reja të tyre. Të udhëhequr nga koreografia Roberta Mone, në skenë u ngjitën gjithashtu dhe fëmijët e grupit të kërcimit "Let`s Dance", të cilët performuan koreografi të ndryshme. Të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin dhe fëmijët e shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, të cilët festuan me të pranishmit Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetimë. Sfilatat e fëmijëve, në kuadër të Javës së Modës, do të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›