"Ekspozita" Studentët e arteve vijnë me Profil 042

Artistët pjesëmarrës janë studentë që sapo janë diplomuar në Multimedia dhe të tjerë që janë në prag të mbrojtjes së diplomës
Një ekspozitë krejtësisht e veçantë e titulluar Profil 042 u çel dje në ambientet e galerisë Kumi. Ishin studentët e Akademisë së Arteve, të cilët kësaj here në një mjedis ndryshe nga ato që kemi parë deri tani sollën punimet e tyre para publikut me fotografi dhe instilacione. Në këtë ekspozitë studentët e rinj kanë punuar nën udhëheqjen e pedagogut të atelierit të Multimedias të Fakultetit të Arteve Pamore Vladimir Myrtezait dhe me ndihmën e kuratorëve Miliada Hysenaj dhe Klodjan Alldervishi. Ekspozita konsiderohet si një nismë për të ndihmuar studentët e rinj, për ata që janë drejt përfundimit të studimeve ose për ata që vetëm pak kohë kanë që janë diplomuar. Profil042është nisma më e re ndërmjet artistëve të rinj dhe traditës historike të fotografisë shqiptare. Një nismë interesante të një profil të njohur të traditës së mjeshtërisë me një traditë ende jo shumë të njohur në mediumin e fotografisë që ndodh sot. Ky edicion i parë shpresojmë të krijojë shtratin e një ngjarjeje arti i cili do të ketë vazhdimësinë e një tradite më se të re në kërkimin e hapësirave publike për artistët për të rritur ndërmjetësimin e veprave të reja në të gjitha mundësitë e shfaqjes së vet në vazhdë të kërkimit të tij si një element i rëndësishëm në jetën e artistëve, tregon për ekspozitën pedagogu Vladimir Myrtezai. Në këtë ekspozitë studentët e artit kanë prezantuar në ambientet e kësaj galerie idetë dhe qëndrimet e tyre të reja në raport me mediumet e fotografisë dhe videos . Shtysa kryesore që e bëri interesante këtë bashkëpunim qe e studentëve të Akademisë për të zgjuar në një farë mënyrë nga letargjia dhe konsumizmi një lloj publiku gri dhe për ta sulmuar këtë indiferencë në ambientet e konsumit. Në rrugë,në kafe, në hapësira urbane etj, me qëllimin që artisti shkon te publiku, vijon më tej pedagogu i multimedial Myrtezai. Sipas tij kjo iniciativë është bërë e dukshme tashmë përmes operatorëve të shumtë dhe mbështetësish të artit për ta realizuar këtë ide dhe për të rritur sa më fort të gjitha format ndërhyrëse të artistëve, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirat dhe format e mediumeve duke demokratizuar në një formë shprehjen dhe duke e bërë ndërhyrjen e tyre si pjesë normale të zhvillimit dhe ndërkomunikimit mes tyre. Në këtë ekspozitë kanë prezantuar punimet e tyre 11 studentë, dy prej të cilëve më pas u vlerësuan dhe me çmime. Sipas pedagogut Myrtezai: Ky produkt arti në përgjithësi është një pjesë e rëndësishme e shkollës së artit dhe në veçanti e atelierit të multimedias dhe për shkak dhe të specifikës së saj do të duhej që format për tu shprehur dhe gjetur konsumatorin e veprës së artit i ngjan këtij eventi. Artistët që marrin pjesë janë në të shumtë student që sapo kanë kryer e diplomuar në multimedia dhe të tjerë që janë në prag të mbrojtjes së diplomës në Akademinë e Arteve. Të gjitha tematikat vijnë në të shumtë nga zhvillimet e tyre në atelier dhe marrin formën e tyre për të ndikuar sa më hapur në publik dhe pse jo të marrin dhe një vlerësim nga publiku i tyre. Një element i rëndësishëm i ekspozitës është tradita e vjetër e fotografisë, e cila bashkohet me fotografinë e sotme me një model krejtësisht të ri vështrimi, interpretimi dhe filozofimi. Ata nuk fotografojnë të parën gjë që shikojnë e u bën përshtypje, nuk sjellin një grafi të realitetit, por përpiqen të sjellin nëpërmjet kuadratit që fotografojnë, koncepte që e ngasin shoqërinë shqiptare. thotë ndër të tjera pedagogu. Më tej ai shton se një element tjetër me interes që në një farë mënyre dhe i ndihmon të krijojnë strategjitë e duhura në ndihmë të artistëve është dhe lënia e lirë dhe në një kuptim marrja në duar nga studentët e një akti kurimi ndaj produktit të tyre gjë që do shtyjë dhe më tej në rritjen e aftësive të konkurrencës në menaxhimin e hapësirave të reja të artit të tyre. Kuratorët e rinj Klod Alldervishi dhe Miliada Hysenaj vijnë me një eksperiencë të re në procesin e menaxhimit të një produkti të tyre. Artistët e rinj që prezantuan punimet e tyre vinin me nga një portofol punësh artistike. Për publikun u prezantuan punime nga Iva Seferi, Elda Katia, Anisa Kazazi, Andon Ziu, Elton Gurakuqi, Briken Rozhani, Entela Hoxha, Miliada Hysenaj, Klodjan Alldervishi Anjeza Dyrmishi, Silvera Nikshiqi Dritan Mesareja etj. Juria e kësaj ndërhyrjeje arti ishte e përbërë nga gazetarë, fotografë, artistë të cilët në fund ndanë dy trofe në mediumin e fotografisë dhe në mediumin e videos. Petrit Kumi, Najada Hamza, Fabjola Haxhillari, Thoma Thomai, ishin anëtarë të jurisë. Edicioni i parë i Profil 042 është një iniciativë artistësh të rinj të Akademisë të Arteve të Bukura me galeri Kumi.