Sonete, të autorit Eqrem Çabej vlerësohet botimi më i mirë i vitit

Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë "Lumo Skëndo për vitin 2008 i jepet botimeve "Çabej"
Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë Lumo Skëndo për vitin 2008, iu dha botimeve Çabej, për realizimin e botimit Sonete të akademikut Eqrem Çabej. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë Lumo Skëndo i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare Lumo Skëndo, veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Gjithashtu viti 2008 ka përkuar dhe me një numër rekord botimesh për Naim Frashrin.
Për këtë çmim juria shqyrtoi tre grupe botimesh, botimet françeskane, botimet Kokona dhe botimet Çabej. Botimi, i cili u dallua për një kulturë të lartë botuese përzgjodhi shtëpinë "Çabej" për punën e kujdesshme redaktoriale, respektimin e normave drejtshkrimore si dhe minimumin e gabimeve në shtyp, duke pasur parasysh dhe vlerat intelektuale që përcjell ky botim. Ndërkohë që, komisioni, i formuar për vlerësimin e botimeve të vitit 2008 ishte i përbërë nga Fahri Balliu, Uran Butka, Gjovalin Çuni, dhe Ermir Nika, të cilët vlerësuan si më të mirin, botimin Sonete të Eqrem Çabej. Për këtë çmim konkurruan disa shtëpi të njohura botuese me disa botime cilësore. Ceremoninë e dhënies së Çmimit Kombëtar për Bibliofilinë "Lumo Skëndo", e hapi Aurel Plasari, kryetar i këtij komisioni njëkohësisht dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Në ceremoni ishte i pranishëm dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardjan Turku, i cili vlerësoi traditën e krijuar në dhënien e këtij çmimi. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë Lumo Skëndo para së gjithash i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale. Ky çmim i përvitshëm, i vetmi në llojin e tij në vendin tonë, synon të nxisë dhe të përcaktojë standardet në fushën e editorisë, duke vlerësuar botimet e realizuara me parametra cilësorë teknikë e estetikë të tyre, për t iu dedikuar veçanërisht përkrahjes së prirjeve moderne, emancipuese dhe estetike të botuesve shqiptarë, theksoi ndër të tjera ministri Turku. Më tej ai ka vijuar duke treguar se krijimi i traditës është një sfidë që i vihet përpara institucioneve shtetërore, krijuesve, intelektualëve, grupeve të interesit dhe krejt shoqërisë shqiptare, e në këtë kontekst, çmimi Kombëtar i Bibliofilisë Lumo Skëndo, përbën një vlerë si në promovimin e risive të arritura në lëmin e botimeve, ashtu edhe në përkujdesjen ndaj kujtesës kombëtare. Ndërkohë që e bija e akademikut Brikena Çabej mes të tjerash shprehet se është e lumtur për këtë çmim. Mund të them se jam shumë e lumtur dhe gjithashtu ndjej një kënaqësi të madhe që ky botim vlerësohet sot me një çmim të tillë. Dua të theksoj që mbi të gjitha ndihem mirë sot, pasi ky është një botim i rrallë për Shqipërinë. Ai vlerësohet sot, jo vetëm për rëndësinë që ka dhe brendinë e tij, por edhe për përpjekjet e shumta që e kanë sjellë deri këtu. Si e përmenda edhe më sipër këto lloj botimesh janë të rralla pasi janë të bëra si ato të para luftës së dytë botërore. Janë libra të lidhur me beze ose me lëkurë dhe me stampim të veçantë. Brenda janë me atë që quhet letër mermer, me ujëra e cila bëhet në mënyrë artizanale, pra janë letra që bëhen me dorë nga artizanët, të cilat janë bërë që në mesjetë. Në këtë mënyrë mund të them se ky është një libër i veçantë dhe vlerësimi i tij sot më bën të lumtur. Në fakt, ky libër ka shumë që pret të botohet. Në të vërtetë ai është shkruar që para 60 vjetësh. Janë vjersha që im atë ka shkruar për time më, kur e ka njohur atë dhe që flinin nëpër sirtaret e errëta të shtëpisë. Ato nuk duhet të dilnin ndërkohë që ata ishin gjallë. E tillë ishte porosia e tyre. Kështu që, kur erdhi momenti unë i nxora ato. Kjo është një lloj dhurate ndaj tyre që unë e ndjeja se duhet ta bëja, tregon e bija e akademikut Brikena Çabej. Më tej ajo shton se në këtë botim: Nuk kam ndryshuar asgjë. Në fakt, kam shkruar një parathënie për të, por çastin e fundit e hoqa sepse nuk doja ta prekja librin. Parathënia tregon për ecurinë e këtij libri, ecurinë e këtyre vjershave, si janë shkruar, pse dalin tani pas 40 vjetësh e kështu me radhë. Por preferova që ai të vinte ashtu si ishte pa u ndryshuar asgjë në të. Më tej ajo tregon se bëhet fjalë për sonete klasikë duke u shprehur se: Janë konkretisht 20 sonete, që janë shkruar në vitet 49-50 dhe janë vetëm dy të tilla, që janë shkruar në 70-71. Për sa i përket pyetjes mund të them se soneti është një gjini që nuk lëvrohet më aq shpesh dhe të bën të mendosh shkrimtarë të kohërave të shkuara, si Shekspiri etj. Ky është në këtë drejtim një botim unik dhe si i tillë unë i kam kushtuar atij jo vetëm kohë por edhe shumë vëmendje edhe dashuri.
*******************************
Çmimi "Lumo Skëndo"
Çmimi "Lumo Skëndo" është krijuar në vitin 2005 në kohën kur ministria e Kulturës drejtohej nga Bujar Leskaj. Krijimi i këtij çmimi vlerëson figurën shumëpërmasore të Lumo Skëndos, si intelektual i shquar, botues, librar, koleksionist dhe posaçërisht themelues i bibliofilisë në Shqipëri. Projekti për çmimin, që në fillimet, ka pasur për qëllim jo vetëm stimulimin e botimeve më të mira të vitit, por dhe vlerësimin e krijuesit të bibliofilisë shqiptare Lumo Skëndo, (Mit'hat Frashëri).