Urdhri për testimin e mësuesve
23/01/2009 Kualifikimet
Përcaktohen rregullat e reja mbi bazën e të cilave do të zhvillohet testimi i mësuesve të arsimit parauniversitar në mbarë vendin. Ky testim do të përfshijë të gjithë mësuesit që plotësojnë vjetërsinë në punë. Kreu i Ministrisë së Arsimit ka firmosur dhe urdhrin përkatës, i cili u është shpërndarë drejtorive arsimore në lidhje me procedurat e reja që do të ndiqen për klasifikimin e mësuesve nëpërmjet testimit dhe kreditove që do të marrin. Zhvillimi i testimit do të bëhet gjatë muajit mars, ndërsa aktualisht kanë filluar dhe procedurat e trajnimit të mësuesve që do të përfshihen në këtë provim. Ashtu si dhe vitin e shkuar, mësuesit pjesëmarrës në këtë testim, sipas vlerësimit që do të marrin, do të kenë mundësinë që të përfitojnë dhe shtesat e pagave.