E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modeli gjerman

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 10:32

Drejtuesi i fondacionit “German Marshall”, Ivan Vejvoda ka thënë se modeli i raporteve mes dy Gjermanive mund të jetë zgjidhje për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me deklaratën e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic, i cili thotë se formimi i një entiteti në veri të Kosovës, i ngjashëm me Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, do të ishte zgjidhje. Vejvoda ka thënë për Evropën e Lirë, se ky është një skenar, në bazë të të cilit Serbia njëkohësisht do ta fitonte Veriun dhe do ta njihte mbase pavarësinë e Kosovës.

Por, sipas tij, skenari që ka më shumë gjasa aktualisht është i dy Gjermanive, përkatësisht një rregullim gradual i raporteve në frymën e një partneriteti europian apo zgjidhjeve të tjera europiane.

“Nëse e marrim Irlandën Veriore ose Tirolin e Jugut ose cilindo rast tjetër, është e qartë se ky është një proces afatgjatë, në të cilin mirëbesimi duhet të ndërtohet midis palëve, në mënyrë që ato në fund të mund të arrijnë një zgjidhje racionale, demokratike dhe europiane”, ka thënë Vejvoda.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›