Modonna dëshiron fëmijë nga Jezusi

Mbretëresha e muzikës pop Madonna është duke u përpjekur për të bëre një fëmijë me të dashurin e saj Jesus Luz.
Mbretëresha e Popit e cila tashmë ka katër fëmijë është konsultuar me mjekët që a është e mundur të ketë fëmijë në moshën 51 vjeçare.
Braziliani Jesus, i cili e ka moshën më pak sa gjysma e mbretëreshës së popit ka thënë që nëse do të bëhej baba do të jetë “aventura më e madhe e jetës së tij”.
Ajo i ka thënë që do ta bëjë të pamundurën për ta bërë atë baba, gjithashtu ajo miqve të saj u ka thënë që në zemrën e saj ka shumë dashuri për një fëmijë tjetër.
Madge tashmë ka vajzën Lourdes, (13) nga Carlos Leon dhe djalin e Rocco, nëntë, nga ish-bashkëshorti Guy Ritchie. Ajo gjithashtu ka dy fëmijë të tjerë të adaptuar, David Banda dhe Mercy James.
Një mik i saj i ngushtë ku ajo e quan me pseudonim Shën Mëri ka thënë “që për Maddonën fëmija është arritja e saj më e madhe dhe gjëja më e përmbushur në jetën e saj.
Ajo e di që në moshën 51 vjeçare do të jetë vështirë për t’u bërë nënë në mënyrë të
natyrshme por është e gatshme të përballoj çdo lloj sfide”.
“Ajo i adhuron fëmijët e saj por ka kërkuar edhe një fëmijë nga ai”, perfundon miku i saj.