E Diel, 1 Nëntor 2026

DPAC, Mazniku: Hetim avionit që ndërroi destinacion, çështja deri në KE

Tiranë, 18 janar NOA - Drejtori i Përgjithshëm
i Aviacioni  Civil, Ervin Mazniku ka dalë sot në një deklaratë për shtyp për
të reaguar në lidhje me avionin e kompanisë Albanian Airlines që devijoj
destinacionin duke u shprehur se DPAC-ja do ti shkojë deri në fund hetimit të
këtij incidenti të rëndë.

Më lejoni që pikësëpari tju shpreh keqardhjen
time, pasagjerëve të linjës Tiranë-Bolonja, të kompanisë Albanian Airlines për
incidentin e rëndë të ndodhur mbrëmë, si dhe tju uroj mbërritje të shpejt në
destinacionin e tyre.

Sipas njoftimeve të konfirmuara zyrtare,
avioni i tipit Airbus 320 me nr. fluturimi LV 116, me të gjithë pasagjerët në
bord, është nisur nga aeroporti i Bratislaves dhe pritet të mbërrijë në
aeroportin e Bolonjës në orën 16:45.

Kompania Albanian Airlines mori masa për
akomodimin e pasagjerëve në hotel gjatë natës së mbrëmshme si dhe për
transferimin e tyre në destinacionin final, ne Aeroportin e Bolonjës tha
Mazniku.

Mazniku, incidentin e ka quajtur si më të rëndin
në historinë e aviacionit civil shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Për të vlerësuar dhe për tju përgjigjur sa
me shpejt situatës, u angazhuan strukturat përkatëse institucionale shtetërore,
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ministria e
Jashtme, Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror, Ambasada e Republikës së Shqipërisë
në Vienë dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke,
 Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza si dhe Ambasada e Republikës
Sllovake në Shqipëri.

Ne si DPAC kemi vendosur kontakte që natën e
kaluar me Drejtorinë e Aviacionit Civil Sllovak, dhe në bazë të procedurës
standarde të aviacionit civil ndërkombëtar, Bordi Sllovak i Mbikëqyrjes së
Incidenteve dhe Aksidenteve, nën juridiksionin e të cilit bie incidenti, po
verifikon rrethanat e incidentit si dhe ka kërkuar raport të hollësishëm nga
Air Slovakia tha më tej Mazniku duke shtuar se drejtoria që ai drejton do ti
shkojë deri në fund hetimit të këtij incidenti të rëndë dhe do të përdorë fuqinë
që i jep ligji për garantimin e të drejtave të pasagjerëve edhe në të ardhmen
dhe se

DPAC do të njoftoje për këtë incident, organet
kompetente të Komunitetit Europian përgjegjëse për Sigurinë në fluturim.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›