Eurot e sherrit

Departamenti i Sportit i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS) ka kërkuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ta mbajë Kuvendin e ri të Punës dhe ta paraqesë para delegatëve të saj raportin financiar në mënyrë të rregullt.
FVK-ja para pak javësh e ka mbajtur Kuvendin e saj të Punës, por drejtuesit e kësaj federate akuzohen nga Departamenti i Sportit se në atë kuvend nuk është paraqitur në mënyrë profesionale raporti financiar.
“Në atë kuvend, FVK-ja nuk i ka paraqitur të hyrat nga Ministra e Sportit për disa projekte, ndoshta për shkak të neglizhencës. Bëhet fjalë për një shumë prej 42 mijë eurosh që janë dhënë për disa projekte të kësaj federate”, deklaroi për Express, drejtori i Departamentit të Sportit i MKRS-së, Ibër Alaj.
“Ne kemi kërkuar nga FVK-ja që ta mbajë Kuvendin e ri dhe ta paraqesë në mënyrë profesionale raportin financiar, në bazë faturave bankare, e jo nëpërmes kompjuterëve të tyre”, vazhdoi ai.
Në anën tjetër, numri një i volejbollit kosovar, Musa Selimi thotë se nuk bëhet fjalë për 42 mijë euro, por për 7-8 mijë euro. Ai pohon se Federata e Volejbollit është e pastër.
“Kur është mbajtur ai kuvend, projektet nuk kanë qenë të mbyllura. Andaj, ne kemi kërkuar nga Departamenti i Sportit të na japë kohë dy javë që ta paraqesim raportin financiar. Projektet brenda pak ditëve do të mbyllen dhe ne do t’i ftojmë përfaqësuesit e klubeve dhe do ta paraqesim raportin financiar”, tha Selimi për Express.
“Nuk bëhet fjalë për 42 mijë euro, siç pretendon Departamenti i Sportit, por për 7 apo 8 mijë euro. Departamenti i Sportit në atë shumë e ka llogaritur edhe një projekt për femra me vlerë prej 33 mijë eurosh, e në fakt ai projekt ka qenë i mbyllur. Po ashtu, në atë shumë janë përfshirë edhe disa donacione të tjera të Departamentit, të cilat nuk kanë kaluar fare nga FVK-ja”, shtoi ai.
Selimi pohon se tendenca e gjithë kësaj ‘rrëmuje’ është rrëzimi i Bordit të Federatës, të cilën ai e udhëheq.
“Ka edhe federata të tjera që nuk i kanë mbyllur projektet, por këtu është tendenca nga disa njerëz të mbështetur nga Departamenti i Sportit, që të rrëzohet Bordi aktual i FVK-së”, përfundoi Selimi.