Vëzhgon Bunjaki

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, fundjavën që shkoi ka përcjellë dy ndeshje të Superligës, në vizitën e tij të radhës në Kosovë.
Ai të shtunën përcolli ndeshjen Drenica-Hysi, kurse të dielën Flamurtari-Trepça. Bunjaki u nda i kënaqur me vullnetin e Drenicës, por u befasua me Hysin, nga i cili priste më shumë. Ndërsa, një ditë më vonë pëlqeu angazhimin e prishtinasve dhe të mitrovicasve, që assesi nuk ishin të kënaqur me barazimin.
Ndërkohë, në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet, Bunjaku veçoi sulmuesin e kuqezinjve, Artan Gashi.
“Kam vërejtur disa futbollistë të rinj, por me një ndeshje nuk mund t’i vlerësosh pasi që në futboll vlerësohet vazhdimësia. Varet edhe nga sjellja e lojtarit, me top, pa top, etj. Sot e veçova Artan Gashin e Flamurtarit, i cili është një lojtar interesant, por i cili mund të përmirësohet dhe kompletohet edhe më tutje”, u shpreh Bunjaki për Express.
Përzgjedhësi kosovar, i cili qe një kohë të gjatë banon në Suedi, planifikon që të mërkurën ta përcjellë edhe një ndeshje, me gjasë derbin ndërmjet Besës dhe Trepçës.
Bunjaki thotë se po bisedon dhe do të bisedojë edhe në të ardhmen me futbollistët që i interesojnë, qoftë në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj. Po ashtu, ai po bashkëpunon edhe me trajnerët e ekipeve kosovare, nga të cilët kërkon vazhdimisht informata rreth futbollistëve.
Bunjaku një herë për një herë nuk planifikon ndonjë grumbullim apo ndeshje miqësore eventuale, pasi që është i përqendruar t’i përcjellë më nga afër ndeshjet e Superligës, duke vizituar Kosovën çdo 2-3 javë, kur e sheh më të arsyeshme.
“Por, nëse paraqitet mundësia për të luajtur me ndonjë përfaqësuese, pse jo, do ta zhvillonim ndonjë ndeshje miqësore”, tha në fund Bunjaki, i cili e ka paraparë rikthimin në Suedi të enjten.