Shoqata civile kunder kontrates se re te energjise eletrike
Shoqëria civile kërkon ndryshimin e kontratën e re të energjsië elektrike që pritet të miratohet dhe të propozuar nga Enti Rregullator i Energjisë. Kërkesa është bërë nga 260 organizata jofitimprurëse në vend, sipas të cilave draft-kontrata mbron vetëm interesat e kompanisë CEZ. Në të duhet të rishihen të drejtat e konsumatorit, pasi janë të të paqarta.
"Draftkontrata e paraqitur nga ERE duhet të plotësohet me domosdo me kërkesat e paraqitura nga palët. Shumica e të drejtave të konsumatorëve janë të pambrojtura teknkikisht ndërsa detyrimet e tyre janë shumë të qarta. Shumica e detyrimeve të CEZ janë praktikisht të parealizueshme ndërsa të drejtat e tij janë të garantuara. Konsumatori nuk ka asnjë mundësi të dëmshpërblehet dhe nuk është në gjendje të provojë dëmin, ndërsa CEZ mund të shkaktojë dëme të cilat teknikisht mbeten të pa verifikueshme", tha Ilir Aliaj, Koordinatori i rrjetit kombëtar të shoqërisë civile.
Nëse ERE nuk do të marrë parasysh këto propozime, përfaqësuseit e shoqërisë civile parashikojnë abuzime të Kompanisë CEZ me konsumatorin. Ata i kujtojnë këtij enti se misioni i saj është mbrojtja e konsumatorit dhe se duhet të dëgjojë zërin e qytetarit, duke i marrë në konsideratë ndryshimet e propozuara.
Julia Bardhushi