E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, krim brenda familjes, burri vret me thikë gruan

Edhe pse ishin të divorcuar, jetonin në të njëjtën godinë. E duket se xhelozia ka qenë shkaku që ish-bashkshorti ka qëlluar për vdekje me thikë, ish-bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë të Tiranës, ku Haki Korreshi ka vrarë Servete Korreshin. Sipas policisë së kryeqytetit, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, mësohet se pas një grindje mes dy ish bashkëshortëve, babai i dy fëmijëve ka marrë thikën dhe ka qëlluar për vdekje 30-vjeçaren Korreshi.

Pas krimit, 35-vjeçari është shoqëruar për në Komisariatin Nr. 1 të Tiranës, për të dhënë shpjegime në lidhje me vrasjen. Ndërkohë, që fqinjët e familjes pohojnë se çifti ishte i divorcuar prej disa kohësh, por jetonin të dy në shtëpinë dy-katëshe në Shkozë, gruaja jetonte në katin e parë me dy fëmijët, ndërsa autori i kësaj ngjarje në katin e dytë.

Ndër të tjera, ata tregojnë se nuk ka pasur grindje mes tyre kohët e fundit, por dyshohet se lidhjet që ka pasur viktima me burra të tjerë, nuk janë pritur mirë nga ish-bashkëshorti, i cili e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas trupi i pajetë i Servete Korreshit, është dërguar për në morgun e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›