E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu: Ju shfrytëzoni banorët për të pirë raki

02/05/2005  Akuza të ashpra për policinë e qarkut të Beratit

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, nuk ka kursyer dje në Berat, akuzat daj policisë lokale. Në prani të të gjithë krerëve të institucioneve, Moisiu tha se policia nuk lëviz për të kërkuar ndihmëm e njerëzve të bazës për rritje të rendit dhe të sigurisë publike, por për të pirë raki e kafe. “Policia duhet të punojë më shumë në zbulimin dhe parandalimin e veprave penale dhe krimit në përgjithësi, dhe jo të kryejë vetëm punën e ekspertëve duke shkuar ne vëndngjarje pas krimit për të administruar provat materiale, pasi kjo nuk është detyra juaj“, tha Moisiu ndërsa me akuzat për policinë, po u përballte Drejtori i Policisë në Qarkun e Beratit, Lorenc Panganika. “Duhet ti kushtoni vemendje zbardhjes të krimeve të vjetra. Vëmendje duhet ti shtoni edhe punës dhe specializimit me efektivin. Shifrat flasin për një punë jo të mirë të policisë ku ju drejtoni“, tha Moisiu. Kreu i policisë së Beratit, Panganika, i tha Moisiut se, ka mungesa në kuadër, kryesisht për oficerë policie dhe përsëri ka patur rezultate. Sipas tij, zbulimi është 72 % për 90 vepra penale të ndodhura në 4 muaj, dhe janë 11 persona në kërkim dy janë autorë vrasje. Por mesa duket presidenti ishte tepër i ashpër me policinë e ketij qarku, kur tha në takim se “populli nuk e di se ti ke mungesa në organikë, ai do qetësi ndaj kjo nuk është arsye“. Debati ka vazhduar me pyetje e përgjigje. Panganini bëri një paraqitje të punës së tij, duke thënë se janë evindentuar 14 dosje ndërsa janë zbuluar 11 persona. Sipas Moisiut, në botë krimet janë zbuluar edhe pas 20 vjetësh. Akoma vazhdojnë të shëtisin të lirë vrasësit, dhe ky eshtë tregues i një pune jo të mirë i policisë këtu në Berat, përfundoi Moisiu akuzat për uniformat blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›