Shfaqet bruceloza në 300 krerë bagëti

02/05/2005 Flet drejtori i bujqësisë dhe ushqimit: Një pjesë do i therim dhe groposim
BERAT- Vetëm një javë më parë, veterinerët e 4 komunave të rrethit të Skraparit, kanë dhënë alarmin se në zonën e tyre janë rreth 300 krerë bagëti të imta, kryesisht dhenë të prekura nga sëmundja e bruçelozës. Pas identifikimit të rasteve është dhënë dhe alarmi, pasi kjo sëmundje prek dhe përhapet shumë shpejt tek njerëzit, në të shumtën e rasteve duke iu rrezikuar edhe jetën. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit, alarmi erdhi menjëherë pas sëmundjes të disa pacientëve të shtruar në repartin e infektivit të spitalit rajonal të Beratit, dhe pas prekjes të dy barinjve nga komuna e Gjerpësit dhe një tjetri nga komuna e Potomit. Inspektoriati veteriner, mori disa kampione gjaku tek bagëtitë e këtyre zonave dhe pas bërjes të analizave laboratorike të gjakut rezultuan pozitiv për mikrobin e bruçelozës. Sipas specialistëve veterinerë të Drejtorisë të Bujqësisë, po punohet për identifikimin e krerëve të bagëtive në të gjitha komunat e rrethit të Skaraparit, ndërsa analiza do bëhen në të gjitha komunat e qarkut të Beratit, pasi sëmundja e bruçelozës është shfaqur edhe në zonat e Kutallisë, Terpanit, Sinjës dhe Lumasit.
Për këtë problem, drejtori i bujqësisë dhe ushqimit, Venetik Çela, ka dhënë një intervistë për gazetën “Metropol”.
Sa është numri i bagëtive të imta të prekura nga sëmundja e bruçelozë?
Sipas burimeve nga veterinerët e komunave të rrethit të Skraparit, dyshohet se janë të prekura nga sëmundja e briçelozës rreth 300 krerë bagëti, ndërsa fermerët e këtij rreth kanë mbi 14 mijë krerë dhenë në mbarshtrim, për pjellori, prodhim qumështi, mishi dhe përtëritje si dhe për prodhimin e leshit.
Po bagëti të tjera ka të prekura nga kjo sëmundje?
Po fermerët e këtij rrethi kanë edhe 3 mijë krerë bagëti të imta, të cilat janë po aq të prekshme nga sëmundja e bruçelozës.
Nga se vjen kjo sëmundje?
Sipas specialistëve, sëmundja e brucelizës vjen nga kullota nga ndotjet e ambjetit si dhe eksportohet nga trasporti i bagëtive nga shtetet fqinjë Greqia dhe Maqedonia. Bagëtitë vijnë nga këto shtete nga tregtia e paligjshme që është e pa kontrolluar edhe nga specialistët veterinarë.
Po njerëzit si preken nga kjo sëmundje?
Bruçeloza trasmetohet tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të qumështit, pasi e përdorin atë pa e valuar në temperaturën e duhur. Edhe përdorimi i nënprodukteve të tjera të qumështit si djathi, gjalpi, gjiza, salca, duhet të përdoren pasi të kenë një stazh prodhimi mbi 1 vit.
Si keni vepruar për tu ardhur në ndihmë fermerëve?
Për tu ardhur në ndihmë fermerëve dhe kryesisht barinjve të bagëtive, kemi hapur edhe 6 zyra informacioni veterinar, 4 në rrethin e Skraparit dhe dy në rrethin e Beratit. Të 6 zyrat qëndrojnë të hapura dhe japin asistencë mjeksore si dhe sapo marrin ifnormacionin, venë në zonën ku dyshohet se ka rënë sëmundja dhe menjëherë marrin kampione gjaku nga bagëtitë dhe bëjnë analizat laboratorike. Më pas, përpilojnë proçesverbalet dhe kërkojmë fonde për skarcimin e tyre nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, fond i cili nuk na ka ndihmuar.