E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti: U luta në kishë kur isha 6 vjeç

02/05/2005  Alfred Moisiu feston Pashkët Ortokse në qytetin e Beratit

BERAT- Alfred Moisiu, kreu i shtetit shqiptar, zgjodhi Beratin për të festuar Pashkët Ortodokse, pasi sipas tij, për herë të parë ishte futur në kishë kur ishte 6 vjeç, dhe banonte në lagjen Vakëf të këtij qyteti. Në orën 10.30 minuta, mbërrin në qytetin muze duke marrë pjesë në meshën “Shërbesa e Dashurisë”, në ditën e tretë të ringjalljes të Krishtit, dhënë në kishën shën Spiridhoti në lagjen Goricë, nga kryepeshkopi i Kaninës, Vlorës dhe i gjithë Myzeqesë dhe i metropolisë beratase, Janullatus. Pas meshës festive, kryepeshkopi Janullatus ka falenderuar për pjesëmarrjen dhe i ka dhuruar presidentit Moisiu një ikonë kishtare duke i thënë se “ vizita juaj do të mbetet në historikun e kishën të Goricës, ndaj dhe ju falenderoj edhe një herë nga zemra gëzuar Pashkët”. Menjëherë pas meshës, kreu i shtetit u tha gazetarëve, se ka qënë në këtë kishë në moshën 6 vjeç, kur banonte në këtë qytet në lagjet Vakëf dhe Çelepias në vitet 1937—‘40

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›