Moisiu: Ndiej keqardhje për klasën politike
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, i bëri dje apel politikës për të ndryshuar draftin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Në fjalën e tij para ambasadorëve në Tiranë, Moisiu u shpreh se jo çdo ndryshim është reformë dhe sjell rezultate pozitive. “Shqipëria ndodhet në një status tjetër dhe ndodhet në NATO. Ndiej keqardhje që klasa politike sillet në mënyrë jo transparente dhe na vë në pozita e në dyshime me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Moisiu. Ish-presidenti theksoi se ne kemi privilegjin që të përfitojmë nga nevojat dhe gabimet në të kaluarën dhe se do të jetë e gabuar nëse përfitojmë nga këto gabime, pasi debati nuk është për një institucion, por për parimet e shtetit. “Të mos heshtin, por bëj thirrje për vetëpërmbajtje ndaj një Parlamenti që hesht dhe nuk kupton dëmin e madh që po i bën vendit”, nënvizoi Moisiu.
#