Pagat e pedagogëve do të rriten
08/12/2004
Përqindja e rritjes së pagave do të përcaktohet sot, derisa të miratohen, greva do të vazhdojë
Pagat e pedagogëve do të rriten
Grevistë-qeveritarë bien dakord parimisht për rritjen e pagave
Denisa Xhoga
Pedagogët dhe qeveritarët ranë dakord parimisht për rritjen e pagave, por se sa, kjo do të përcaktohet sot. Dje në Rektoratin e Universitetit Politeknik u takuan ministri i Arsimit, Luan Memushi, ministri i Financave, Arben Malaj, ministri i Shtetit Marko Bello, komisioni i grevës i kryesuar nga Ismail Hoxha, dekanët Dhori Kule, Ylli Pango dhe dy rektorët i UT-së, Shezai Rrokaj dhe UPT-së, Pëprarim Hoxha.
Memushi
“U negociua në lidhje me të gjitha kërkesat u ra dakord në parim për të tëra dhe është duke u nënshkruar një dokument prej dy kryetarëve të grupeve negociuese. Ne shpresojmë që me këto amendime dhe përsosje të ligjeve dhe të vendimeve të sigurojmë një autonomi më të madhe financiare, sepse thelbi i kësaj greve në fund të fundit ky ishte, për t’i shkuar për shtat pastaj edhe reformës së gjithanshme të arsimit të lartë në koherencë edhe me kërkesat e Kartës së Bolonjës, në të cilën ne jemi anëtarësuar dhe jemi në proces”, tha Memushi. Sipas tij, studentët për një kohë shumë të shkurtër do t’u rikthehen auditoreve, sepse nuk pati asnjë kontestim në fund të këtij diskutimi.
Pyetjes sa mund të ishte shmangur kjo grevë, ai u përgjigj: “Të gjitha reformat, në fund të fundit, janë një protestë edhe grevat janë një formë demokratike jo vetëm shqiptare, që në fund të fundit përfitojnë të gjithë partnerët dhe emancipohet edhe shoqëria bëhet më e ndërgjegjshme dhe vetëkupton sakrificën që duhet të bëjë, sepse në fund të fundit ka një kosto financiare”. Sipas tij, i gjithë komuniteti duhet të pranojë se për një reformë, për një ngritje të arsimit në tërësi, apo të shërbimeve të tjera si shëndetësia, kanë kosto dhe ajo duhet të bëhet e pranueshme nga të gjithë. Ndërsa për kërkesat e mësuesëve, të cilët duan 50 për qind rritje page, ai tha se janë duke negociuar edhe me ta. Përkundrejt sofizmave të ministrit Memushi, të tjerët janë më konkret.
Ismail Hoxha
“Vendosëm që të krijohet një dokument, një draft, i cili do të firmoset nga të dyja palët, duke kërkuar angazhimin e plotë të të gjitha kërkesave tona. Rrogat do të vendosen në piramidën shtetërore, vendi që do të zënë në këtë piramidë dhe sa do të rriten, është një gjë do të diskutohet edhe më vonë.
Greva do të vazhdojë deri në momentin që këto gjëra do të jenë të shkruara dhe të firmosura”, tha Hoxha. Grupi i punës për hartimin e draftit pritej të mblidhej dje mbasdite, por u vendos se do ta diskutojnë sot. “Nuk e dimë se sa është rritja e pagave, dimë vetëm se do të jenë sa paga e drejtorit në administratën e lartë, por nuk di të them gjë konkrete me shifra, pasi nuk jemi njohur me draftin e përgatitur nga grupi ndërministror. Me këtë draft do të njihemi nesër paradite”, tha dje Ismail Hoxha, kryetari i Komisionit të Grevës së pedagogëve. Sidoqoftë, mirëkuptimi mes palëve u arrit. “Kur të bëhet dokumenti dhe të firmoset, atëherë do të ndërpritet greva. Dokumenti do të bëhet nga të dyja palët dhe afati do të jetë sa më i shpejtë. Sot ose nesër. Rikthimi në auditore varet nga verifikimi i dokumentit dhe angazhimi i qeverisë”, tha Hoxha.
Rritja e pagave, se sa nuk diskutohet
“Ne do të futemi në piramidën shtetërore të pagave dhe qeveria mori përsipër që të vendosë propozimin që kemi dërguar ne dhe ajo do të dërgojë variantin e vet, ku do të përcaktohet pozicioni i profesorit. Ne e kemi precizuar në ecuri të diskutimeve se ne duam të vendoset vendi i pedagogëve në strukturën e piramidës së pagave. Presim tani që të dërgojnë draftin e të gjithë pranimit të propozimeve tona dhe do të shikohen një për një të gjitha nga komisioni ynë. Në momentin që ne do të jemi të bindur se ato do të jenë të plotësueshme, atëherë do të firmosim dokumentin. Për sa i përket administratës sonë do të futet në shërbimin civil”, përfundon Hoxha, duke theksuar se grevën nuk e ndalim, sepse gjërat duhet të verifikohen deri në fund.
Gjetaj: Subvencionimi i kartës 20-25%
“Karta e studentit do të kalojë në parlament brenda muajit dhjetor dhe me akte nënligjore do të sanksionohet brenda dymujorit të parë të vitit të ardhshëm për sa u përket akteve financiare, sepse duhet të përfshihen edhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe private, biznesmenë që duhet ta nënshkruajnë këtë kartë. Diskutohet që studentët, që do të marrin pjesë në organet vendimmarrëse të jetë rreth 20-30 për qind. Shpresojmë që të jetë te 25 për qind. Heqja e stazhit është në dorën e kryetarit të Konferencës së Rektorëve dhe ne e kemi biseduar me Shezai Rrokajn, pasi të mblidhet kjo konferencë do të marrim vesh se si do të bëhet heqja e stazhit. Kërkuam nga buxheti i shtetit, që të rritet ky buxhet për ndërmarrjet e trajtimit të studentëve, kërkuam hipotekimin e këtyre ndërmarrjeve, sepse nuk dihet kush është pronar, u la që të verifikohet edhe kjo, më tepër mundësi ka që të bëhen SH.A”, tha Ylber Gjetaj, kryetari i Unionit Studentor, anëtarë në komisionin e grevës.
Bello: Në shkurt rritja e pagave
“U vendos që të nënshkruhet një protokoll i përbashkët nga unë, si kryetar i komisionit ndërdikasterial, dhe Ismail Hoxhës, si kryetar i Komisionit Ndëruniversitar, ku do të jenë disa pika, që ne marrim përsipër në këtë protokoll që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave të kalojmë disa akte nënligjore, përfshirë edhe një amendim të ligjit për arsimin e lartë, dhe më pas edhe një VKM për kartën e studentit, të garantojmë autonominë institucionale dhe financiare, të heqim limitet që i kishin penguar dekanatet për të përdorur fondet e tyre, të lejojmë mbartjen e fondeve për vitin pasardhës dhe gjithashtu të amendojmë edhe një VKM, që ka të bëjë me centalizimin e prokurimeve që do t’u lërë hapësirë universiteteve dhe duke i përjashtuar nga vendimi 676 i Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, ramë dakord që të përgatisim një VKM, ku të garantojmë vendosjen në piramidën e pagave të pedagogëve konfort me studimin që do të përfundojë në muajin shkurt. Por do të deklarojmë që tani pozicionin e pedagogëve në përputhje me dinjitetin dhe meritat e tyre. Ky pozicion do të përcaktohet tani pa dyshim do të jetë një pozicion në nivel drejtori në Këshillin e Ministrave.
Për sa i përket grevës së arsimit parauniversitar do të negociohet nga ministri i Arsimit me sindikatën e mësuesve. Pa dyshim që në këtë grevë është edhe problemi i pagave”, tha Marko Bello, kryetari i Grupit Ndërdikasterial.
U arrit:
Për pagat
Rritja e pagave, një profesor do të marrë sa një drejtor në Këshillin e Ministrave
Administrata e Universiteteve hyn në shërbimin civil
Në shkurt përfundon studimi i pagave në sistemin universitar
Për Autonominë Financiare:
Do të hiqen limitet e përdorimit të fondeve për dekanatet
Fondet do të amendohen për vitin pasardhës
Do të lejohet që universitetet të bëjnë prokurime
Për studentët:
Brenda dhjetorit do të miratohet Karta e Studentit
Subvencionimi 20-30 për qind
Studentët do të marrin pjesë në Këshillat e Fakulteteve mbi 20 për qind
Ndërmarrjet e mirëmbajtjes së konvikteve do të kthehen në SH.A
Propozimi nga Qeveria:
Pedagogu me titullin Profesor: Mbi 80 mijë lekë të reja
Asistent profesor: Mbi 70 mijë lekë të reja
Doktor Shkencash: Mbi 60 mijë lekë
Pedagog: Mbi 55 mijë lekë
Asistent pedagog: Mbi 50 mijë lekë të reja
Propozimi i pedagogëve:
Pedagogu me titullin profesor: 110 mijë lekë të reja
Asistent profesor: 10-15% më pak se profesori
Doktor shkencash: 10-15% më pak se as.prof.
Pedagog: 10-15% më pak se dr.shkencash
Asistent pedagog: 50 mijë lekë të reja
Një portal në internet nga nxënësit
U promovua dje portali më i madh rinor i rrjetit të websiteve, që synon të bëhet një ndihmesë më shumë online për të gjithë të rinjtë brenda dhe jashtë vendit; iniciativë kjo e përfaqësuesve të Parlamentit Rinor të Shkollave të Mesme të Tiranës dhe e mbështetur fuqimisht nga Bashkia e Tiranës. Faqja në internet www.syri.org përmban informacione të gjithanshme për të rinjtë, forum diskutimesh si dhe nga një faqe të veçantë me të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit.
Si një nga mbështetësit e këtyre iniciativave rinore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh: “Ju falënderoj për ftesën dhe ndihem shumë i kënaqur që më në fund shikoj të materializohet një përpjekje e filluar prej kohësh, një përpjekje ku jo për arsyet e njeriut që di, por për arsyet e njeriut që nuk di dhe bën sikur di, unë kam marrë pjesë më shpresën se me grupin e “Harry Fulz”-it, që është shumë i dedikuar ndaj internetit, do të mund të ndërtonim në Bashkinë e Tiranës një sistem të bazuar në një website të një niveli si ai që unë pata parë në një takim të parë me ta”. Sipas tij, ne jemi ende në epokën e shkrimit me daktilografiste. “Unë uroj që ju të bëheni një virus i efektshëm, për të shkallmuar sistemet e Ministrisë së Arsimit, në mënyrë që të krijoni sistemet që i shkojnë për shtat kësaj gjuhe, i shkojnë për shtat kësaj mendësie, i shkojnë për shtat kësaj nevoje alarmante, jo thjesht për t’u arsimuar dhe për të dalë pas shkollës, duke mos ditur se kur është çliruar Shqipëria, ose për të ngatërruar çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi fashist me çlirimin e Arbërisë nga turqit, sepse u desh kjo politikë arsimore që, psh., të mësonim ose të dëgjonim nga goja e një të riu që kishte mbaruar këtë shkollë që Skënderbeu e çliroi Shqipërinë nga gjermanët”, tha Rama.
Qeveritë Studentore: Na llogarisni edhe ne
Qeveritë Studentore sot organizojnë një protestë studentore para Kryeministrisë. Gjatë saj do të paraqiten publikisht qëndrimet dhe kërkesat e Qeverive Studentore ndaj Këshillit të Ministrave. Ata kërkojnë që të merren parasysh propozimet e tyre gjatë përgatitjes së draftit të autonomisë financiare dhe në të gjitha vendimet që do të merren në interes të studentëve.