BERAT/ Ngelin jetimë 5 fëmijë. Në çisternë do të futnin karburant rezervë
07/12/2004
BERAT - Kanë qenë duke riparuar një çisternë të vjetër, të cilën e përdorinin për të mbajtur karburant rezervë, por si pasojë shpërthimit të gazit të akumuluar në çisternën e boshatisur, ka gjetur vdekjen një saldator dhe është plagosur rëndë pronari i pikës së karburantit ku kryheshin punimet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11.30 të ditës së djeshme në qytetin e Urës-Vajgurore. Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se dy viktimat janë 42-vjeçari Pandi Kërri, saldatori i vdekur dhe 31-vjeçari Lorenc Mati.
Burime të spitalit bënë të ditur se Pandi Kërri kishte shkuar i vdekur, ndërsa Lorenc Mati u fut në sallën e operacionit, ku iu nënshtura një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa ende gjendja e tij është e rëndë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Hasan Bregu, 67 vjeç, njëri nga dëshmitarët, që ka qenë në vendin e ngjares, tregon për gazetën “Metropol” çastet e tmerrit kur dy punëtorët i kanë gjetur në gjendje të rëndë pas shpërthimit.
Ku ishit në momentin kur nodhi shpërthimi?
Isha duke qëndruar afër banesës, pothuajse në anë të rrugës pranë disa pemëve, kur dëgjova shpërthimin që më tronditi. E dëgjova që erdhi nga pika e karburantit dhe shkova me vrap të shihja çfarë kishte ndodhur.
Çfarë patë kur shkuat pas karburantit ku ndodhi shpërthimi?
Ishte çisterna dhe më tutje disa metra larg, trupat e Pandit dhe Lencit, të djegur nga gazi.
Si vepruat, pasi u përballët me këtë skenë?
E morëm Pandin, që ishte më larg dhe Lencin që ishte më afër, i hipëm në një makinë dhe i nisëm në spitalin rajonal, sepse gjendja e tyre ishte tepër e rëndë. Në vendin ku po punonin dy shokët pamë gjakun që ishte derdhur, trokon, saldatriçen dhe dorashkat e dorës. Ishte tragjedi se i njihja të dy djemtë dhe me ftonin për kafe sa herë i takoja (fillon të qajë).
Cili mendoni se ishte shkaku i kësaj ngjarjeje?
Nuk e di, por thonë se çisternoja ka patur gaz të mbledhur dhe nuk ka qenë në punë. Gjatë kohës që Pandi po e riparonte bashkë me Lencin, ajo ka plasur. Kaq di, por askush nuk ishte aty dhe vetëm Pandi dhe Lenci e di si ka ndodhur ngjarja.