DURRES/ Largohet për njëanshmëri në procesin për korrupsion të funksionarit bashkiak
07/12/2004 Ili Hasi
DURRES
Shtatë muaj pas arrestimit të ish-funksionarit të
bashkisë së Durrësit, Artan Arapi, Gjykata e Faktit ka
ndëruar trupin gjykues. Pikërisht kur mendohej se gjykata do të jepte vendimin, gjyqtari Faslli Çeka detyrohet t’i lerë vendin Neritan Tabakut. Shkak për këtë është bërë një relacion i prokurores Elena Bakëllbashi, e cila është larguar në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit, gjatë kohës që Çeka kishte nisur t’i dilte në krah Arapit. Ky i fundit ka qenë ish-sekretari i këshillit të bashkisë Durrës për vitet 1998-2000 dhe drejtor i shërbimeve për periudhën
2000-janar 2004, është arrestuar më 8 maj 2004.
Por akoma edhe i indinjuar nga zvarritja e kësaj çështje gjyqësore është Xhevit Mehmeti, i cili është personi që ka akuzuar për mitmarrje Arapin, si dhe për rrahjen e djalit të tij. Ja si shprehet ai për gazetën “Metropol”.
Si keni mundur të merrni çertifikatën e pronësisë për
lokalin që e kishit pa leje?
Tek Ura Dajlanit, në vitin 1998, bëra një lokal, që e
perdorja më parë si vend për prodhimin e blloqeve. Që
lokalin ta bëja me letra, kërkova ndihmën e Artan
Arapit, që ishte në atë kohë sekretar i këshillit të
bashkisë. Ai më afroj ndihmë dhe e mori përsipër që të
gjitha letrat do t’i rregullonte ai dhe për punën që do
të më kryente do i jepja si shpërblim 3 milionë lekë. Unë rashë dakord dhe paratë ia çova në shtëpi. Pas kësaj kohe, ai më kërkoi t’i përsërisja letrat si gentplanin, projektin e dokumentet e tjera, pasi i kishte humbur.
Përse këto dokumente kur ju kishit në dorë
çertifikatën?
Unë nuk dija se çfarë dokumentesh duhen. Ato m’i
thoshte Arapi dhe unë ia plotësoja. Më pas më tha se
duhet edhe gentplani dhe projekti, vërtetimi
elektrikut, ujësjellësit etj...
Pasi ia dhatë edhe ato ç’ndodhi?
Vjen policia ndërtimore dhe më thotë që nuk ke
dokumente. Unë i nxora çertifikatën e pronësisë.
Kryetari i policisë ndërtimore, Neritan Stari, më tha se
dokumenti nuk ishte i ligjshëm. Vura në dijeni Artan
Arapin. Ai më siguroi se merret vesh vet me policinë
dhe kështu zgjati disa kohë. Policia vinte te
lokali, unë njoftoja Arapin dhe policia ikte. Një ditë,
në mars 2002, fadromat e policisë ma prishën lokalin.
Vura në dijeni Arapin dhe më tha se lekët do i marrim
përmes AKP-së. Unë kërkoja vazhdimisht së paku të më
kthente paratë. Në këtë kohë Arapi më dërgon dy
persona për të më kërcënuar. Ata më thanë që të mos e
shqetësoja më Arapin dhe se do të kisha punë me ta
nëse do t’i telefonoja Artan Arapit. Pas kësaj erdhi
denoncimi im i parë, ndërsa denoncimi, që çoi në burg
Artan Arapin, qe muaji maj 2004, kur dy persona të
dërguar nga Artani më rrahën djalin.