E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pepa, burgim i përjetshëm, vrau Malushin dhe Ndreun

17/02/2005  Kryetari i Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, deklaroi fajtor Agim Shurbin (Pepa) për vrasjen e Gani Malushit dhe të Gjovalin Ndreut, në 6 gusht 2003, duke e dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm. Gjykata në arsyetimin e saj, tha se vrasja nuk provohet të jet kryer në bashkëpunim, duke ia ngarkuar të gjitha përgjegjësitë Agim Pepës dhe lënë jashtë saj persona që janë përfolur pas krimit. Burgim i përjetshëm për vrasjen me dashje për cilësi të veçanta të viktimës, 25 vjet për vrasjen e Gjovalin Ndreut dhe 7 vjet për mbajtjen e armës pa leje. Këtë mas dënimi të kërkuar nga prokuroria, la në fuqi edhe gjykata. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri e ka vrarë, Gani Malushin me dashje, ndërsa Gjovalin Ndreun me paramendim dhe për gjakmarrje. Këtë e vërteton mbajtja e armës, për një kohë të gjatë me vete, ndjekja disa herë para datës 6 gusht dhe survejimi që nga mëngjesi deri në orën 10 e ditës kur u krye vrasja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›