Plumba futbollistit të Partizanit

02/02/2005 Gentian Kocaqi ra pre e agresionit të një të panjohuri
Një futbollist i të rinjve të klubit sportiv "Partizani" u plagos dje nga një i panjohur rreth 35 vjeç. Ngjarja ndodhi dje pasdite rreth orës 17.30 te fusha stërvitore e këtij ekipi, me dëshmitarë shumë kolegë të viktimës. Gentian Kocaqi u sulmua pak metra larg mjedisit ku stërvitej nga një person, që askush nuk e njihte. Fillimisht, autori e goditi 17-vjeçarin 2 herë me tytën e pistoletës në kokë. Kur Kocaqi ka rënë përtokë, i panjohuri ka qëlluar me një plumb në shpatull. Ndërhyrja e shokëve dhe e të pranishmëve bëri që atentatori të largohej nga preja e tij, duke humbur në rrugën aty pranë. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtark nga shokët e klubit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Drejtori i akademisë "Partizani", Genci Tomorri, rrëfen në linjë telefonike për gazetën "Metropol", ngjarjen e së djeshmes.
Eshtë qëlluar një nga djemtë e Partizanit me armë?
Gjatë gjithë pasdites, djemtë ishin stërvitur në fushën e ekipit tonë. Posa kishim përfunduar ushtrimet, kur Gentian Kocaqi u largua prej aty për në dalje të kompleksit. Ai nuk kishte përshkruar as 100 metra, kur u përball me një të panjohur. Nga sa pamë ne prej së largu dhe sipas pohimeve të vetë Gentit, ai ishte diku rreth të 35-ave. Nuk dimë me saktësi se çfarë fjalësh mund të kenë shkëmbyer ata me njëri-tjetrin, por pamë që i panjohuri e goditi me tytën e pistoletës në kokë.
A tentuat ju që ta ndalnit?
Sigurisht që po. Në fillim, ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Ishte errësuar shumë dhe nuk arrinim të shihnim skenën që po zhvillohej 100 metra larg nesh. Por, kur dëgjuam zërin e Gentianit, kuptuam se ai ishte në rrezik dhe vrapuam drejt tij. Ata janë përleshur pak sekonda. Sakaq, i panjohuri pikasi se ne po afroheshim dhe nxitoi ta realizonte në çast synimin e tij. Genti ishte shtrirë përtokë dhe ai e qëlloi me një plumb në trup. Paskëtaj u largua me vrap prej aty dhe humbi në errësirë. E gjetëm djalin të përgjakur, por arrinte të fliste.
Cilat ishin zhvillimet e mëtejshme?
Menjëherë e mbartëm të lënduarin në një makinë dhe u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Gjatë asaj rruge të shkurtër që bëmë, folëm me të për ta pyetur rreth ngjarjes. Ai na tha se e njihte agresorin e tij, por vetëm kaq. U mjaftua me këtë fakt, duke mos u ndaluar në emrin apo të dhënat e tjera për të.
Mjekët a dhanë shpresa për shëndetin e tij?
Po, megjithëse Gentiani ishte dëmtuar keqas në shpatull, ku e kishte zënë i vetmi plumb që u qit nga autori, ai do të arrijë t'ia dalë mbanë. Mjekët u shprehën optimistë për të. Ata shpresojnë se për pak ditë i plagosuri do të dalë me këmbët e tij nga spitali.
Do ta pengojë plaga për të luajtur?
Shpresojmë që jo. Duke qenë se ai është dëmtuar në shpatull, kjo nuk besoj se do të ndikojë te futbolli. Këtë mendim kanë edhe mjekët që po merren me kurimin e tij.
A kishte probleme i plagosuri brenda Partizanit?
Absolutisht jo. Tek ne nuk ka pasur asnjëherë probleme. Gjithçka shkon mirë dhe nuk na ka ndodhur ndonjëherë që djemtë të grinden me njëri-tjetrin. E them këtë me plot bindje. Sikurse përjashtoj këtë fakt, jam i bindur se ai që goditi Kocaqin është një person i jashtëm që nuk ka të bëjë fare me komunitetin tonë. Ndonëse nuk di asgjë me siguri, djali mund të jetë konfrontuar me ndokënd në jetën e përditshme. E megjithatë, janë hetimet e policisë ata që do të zbardhin gjithçka lidhet me këtë incident, që mund të kishte marrë përmasa fatale.
Si e njihni Gentian Kocaqin?
Genti është një nga djemtë më të talentuar të klubit tonë sportiv. E them me plot bindje se ai është futbollist shumë premtues për të ardhmen.