Umberto Eko në shqip “Emri i trëndafilit”
29/05/2005 Shtëpia botuese, biblioteka “Koha ditore” Kosovë, boton kult-romanin e Umberto Ekos “Emri i trëndafilit”, përkthyer nga Donika Omari
Fillimi i shek.XIV shënon një çarje tjetër në Evropën e krishterë. Selia e Papatit transferohet nga Roma në Avinjon (Francë) dhe me këtë zhvendosje Papati e humb pavarësinë e dikurshme nga pushteti laik, duke u vënë nën varësinë e mbretërve të Francës.
Kjo është një periudhë shthurjeje e degradimi moral në radhët e klerit, që pati rrjedhoja tronditëse në masat e krishtera. Humbja e autoritetit kishtar ngjall herezira e sekte të panumërta, që kërkojnë rikthimin te mësimet e Ungjillit, nga të cilat janë larguar aq shumë krerët. Çeta heretikësh përshkojnë anembanë mbretëritë evropiane dhe padashur e paditur dhe përmes vuajtjesh të mëdha, i shërbejnë lojës së pamëshirshme të pushteteve; Papës së Avinjonit nga njëra anë dhe perandorit gjerman nga ana tjetër.
Në këtë sfond historik e ka vendosur Umberto Eko, romanin e vet, tashmë të njohur në mbarë Botën: “Emri i trëndafilit”.
Dhe si hapësirë të zhvillimit të subjektit, ka zgjedhur një vend të qetë e neutral, siç është abacia e paemër ndërmjet Provansës e Ligurës (kufiri franko-italian).
Këtu arrin, në vitin 1327, ish-inkuizitori Uilliam Baskervil, i thirrur prej Abatit për të zbuluar se kush i ka dhënë shtysën njërit prej murgjëve, që është rrëzuar e ka thyer qafën rrëzë mureve të asaj abacie të nderuar.
Në një hapësirë të ngjeshur kohe prej shtatë ditësh, ndërthuren krime të njëpasnjëshme, procese gjyqësore, dashuri të ndaluara, herezira.
“Emri i trëndafilit” është një roman i madh policor, që të mban frymën pezull me zhvendosjen vazhdimisht të dyshimit për krimet nga një personazh te tjetri, derisa na zbulohet më në fund, në faqet e fundit të librit, krimineli i vërtetë.
Por nuk është vetëm kaq. Është edhe një endje e pasionuar në fushën e dijeve e të ideve, përshkruar nga një fill i hollë ironie.
Abacia mesjetare, ku ndodhin ngjarjet e romanit, është një abaci tipike e kohës, e përshkruar me të gjitha hollësitë e realitetit e të jetës së vet të përditshme e të historisë së saj, por është njëkohësisht alegori e fashizmit, që gjente shprehjen më të qartë në inkuizicionin.
Në shoqëritë totalitare të shekulit të 20-të, ishte partia shtet, që me metoda edhe më të stërholluara arrinte t’i imponohej jetës së gjallë e të natyrshme e ta kthente në një përvojë absurde. Dhe, veçanërisht lexuesi shqiptar s’ka se si të mos e ndiej si një përjetim vetjak të vërtetën që shtjellon romani i Ekos, se kur zë e bëhet mbisunduese nevoja e fshehjes të së vërtetës, atëherë vijnë radhazi pasojat: mbyllja, izolimi, mungesa e mëshirës, vlerësimi i të paaftëve e mënjanimi i të aftëve, ndëshkimi i të pafajshmëve, urrejtja ndaj të huajve, ruajtja e fasadës për të mbuluar degradimin e krimin, shpejtësia në dhënien e drejtësisë etj.
Uilliami thotë në libër: ”...ditën kur do të dalë dikush që të pretendojë të nxjerrë një të vërtetë dhe nga ëndrrat tona; atëherë vërtet që do të jenë pranë ditët e Antikrishtit”. Po a s’ndodhte kjo tek ne dhe prandaj u shkrua edhe ai romani i llahtarshëm e i mrekullueshëm “Pallati i ëndrrave”?
Por porosia e veprës e kapërcen kuadrin e një alegorie të totalitarizmit. Me një mendjemprehtësi, ndjeshmëri e objektivitet të rrallë, autori të befason me zbulime të mençura të vërtetash, që përsëri i lë të hapura për gjykim, derisa arrin në përfundimin universal, se për të vërtetën gjithnjë duhet dyshuar. Kundërthëniet në mendim të Uilliamit, janë kundërthënie të vetë jetës e mendimit njerëzor.
Një mendje përherë në lëvizje e në kërkim, e hapur, e etur për të kuptuar, një shpirt i ndjeshëm, intuitiv, me këto cilësi, Uilliam i Baskervilit përfaqëson ato figura të ndritura të krishtërimit evropian, që i kanë siguruar kësaj kulture përtëritjen në shekuj. Ai është një nga mbartësit më të përparuar të saj, dhe sidoqë i kushtuar jetës murgore, ka dyshime për ekzistencën e Zotit. Mirëpo zemra e tij është plot dashuri e mirëkupitm. Dhe ç’është tjetër Zoti përveçse tolerancë, mëshirë e dashuri.
Ky roman i Ekos pati menjëherë e kudo një sukses të madh. Ai është përkthyer e botuar në të pesë kontinentet, që nga vendet e Amerikës Latine e deri në Japoni, Kinë e Vietman, në të gjithë Evropën, që nga vendet skandinave e deri në Ballkan. Së fundi, po i jepet edhe lexuesit tonë.
Për përkthimin e një vepre, ku subjekti zhvillohet në një kuvend murgjërish, përkthyesit i duhet të njohë terminologjinë fetare katolike. Për ta rikujtuar, lexova sërish Testamentin e ri dhe pjesërisht të vjetrin, si dhe pjesë nga letërsia jonë e vjetër. M’u duk me vend të vija në gojën e njërit prej personazheve tragjike të romanit-heretikut që e djegin në turrën e druve-dialektin shkodran (edhe në origjinal frat Mëhilli flet në dialekt), situata të kujton martirizimin e klerit katolik tek ne.
Ndërsa për të dhënë të folurën tuafe të Salvatorit, mendova të përzieja ca nga të folmet e shqipes, përfshirë ato të arbëreshëve të Italisë.
Është e qartë se vështirësitë e përkthimit të këtij romani nuk janë aq të stilit, se sa probleme informacioni dhe kulture. Ishte një fat për mua mundësia e konsultimit me mikun e vjetër Zef Simoni, që si një enciklopedi e gjallë arriti të më zgjidhë një pjesë të mirë të problemeve kuptimore të përkthimit.
Për të lehtësuar leximin, një pjesë e frazave latinisht të librit origjinal u përkthyen drejtpërdrejt në tekst, ndërsa përkthimi i të tjerave u kalua në shënimet.
Kur lexon ‘curriculum vitae’ të Umberto Ekos, sheh se jo më kot ai është njeriu i dijes, më i njohuri i planetit. Është specialisti më i njohur në botën e semiotikës, historian i shquar, filozof dhe esteticien. Jo vetëm librat e tij, por edhe studimet për librat e tij janë në një numër të habitshëm. Ai është nderuar me çmime qoftë në Itali (çmimi më i lartë letrar “Strega”) qoftë jashtë saj. Është nderuar me diploma honoris causa nga një sërë universitetesh të Evropës e Amerikës.
Duke shpresuar se vonesa e botimit shqip e romanit “Emri i trëndafilit” do të ketë të mirën që tani lexuesi shqiptar është më i përgatitur për të përballuar një libër të kësaj natyre, uroj që ai ta kapërcejë me sukses provën e vështirësisë së 100 faqeve të para, në mënyrë që, siç thotë Ekoja, kur flet për frymëmarrjen e veprës e për ritmin e saj, të hyjë në roman siç bën një ekskursion në mal; duke u mësuar me një frymëmarrje, duke mbajtur një hap.
Eko: Kisha dëshirë të helmoja një murg
“Shkrova një roman se pata qejf ta shkruaja. Besoj se është arsye e mjaftueshme që të nisësh të rrëfesh. Njeriu e ka për natyrë të jetë kafshë përralltare. Nisa të shkruaja në mars të ’78-ës, i nxitur nga një ide ende në vezë. Kisha dëshirë të helmoja një murg. Them se një roman lind nga një ide e këtillë, kusuri është tuli që vishet gjatë rrugës. Ideja është më e hershme. Pastaj gjeta një fletore me datën 1975, ku kisha bërë një listë murgjish në një kuvend të papërcaktuar. Asgjë tjetër. Në fillim zura të lexoja Traktatin e helmeve të Orfilës, që e kisha blerë njëzet të shkuara te një bukinist buzë Senës, thjesht për arsye besnikërie hyismaniane. Meqenëse asnjë prej helmeve s’më kënaqte, pyeta një mik biolog të më këshillonte një helm që të kishte cilësi të caktuara (të ishte i depërtueshëm nga lëkura). E grisa shpejt letrën, ku ai më përgjigjej se nuk dinte ndonjë helm që të bënte për rastin tim, sepse ishte puna për dokumente, që, të lexuar në një kontekst tjetër, mund të shpinin drejt e në trekëmbësh...“.
Të krijosh lexuesin...
“Ritëm, frymëmarrje, pendesë...Për kë këto, për mua? Dihet që jo për mua, po për lexuesin. Ashtu siç pikturon piktori duke menduar për shikuesin e kuadrit. Pasi i ka dhënë një pene, largohet nja dy a tre hapa dhe studion efektin; pra e sheh kuadrin si do ta shohë shikuesi, me dritën rregulluar që t’i bjerë siç duhet, kur do ta admirojë varur në mur. Kur ka përfunduar vepra, nis një bashkëbisedim në mes tekstit dhe lexuesve të tij (autori është i përjashtuar). Po ndërsa vepra është në punim e sipër, bashkëbisedimi është i dyfishtë. Është dialogu në mes këtij teksti dhe gjithë teksteve të tjera të shkruara më parë (se librat bëhen vetëm të bazuar mbi librat e tjerë e rreth librave të tjerë) është pastaj edhe bashkëbisedimi në mes autorit dhe lexuesit të tij model. E kam teorizuar në të tjera vepra si Lector in fabula, ose edhe më parë në Vepër e hapur, dhe s’jam unë që e kam shpikur...”.