E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi, raund i dytë për zgjedhjen e presidentes

Kishiniev - Parlamenti moldav do të zhvillojë një raund të dytë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të këtij vendi. Lajmi konfirmohet nga kryetari i parlamentit dhe presidenti në largim, Vladimir Voronin.

Zhvillimi i raundit të dytë është i domosdoshëm, pasi kandidatja e Partisë Komuniste të Voroninit, Zinaida Greceani, nuk arriti të merrte shumicën e nevojshme në votimin që u zhvillua sot. Greceani është edhe kryeministrja aktuale e Moldavisë.

Kandidates së Partisë Komuniste i duhej edhe një votë për t'u shpallur presidente e vendit. Deputetët e opozitës e braktisën seancën para se ajo të fillonte, duke lënë në sallë vetëm 60 deputetët e pozitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›