Papa: Jordania shembulli i bashkëjetesës në paqe
Romë - Papa Benedikti i XVI-të rikujtoi vizitën e tij në Lindjen e Mesme duke deklaruar edhe një herë nevojën e tolerancës reciproke mes myslimanëve dhe të krishterëve. Gjatë një meshe të zakonshme Papa theksoi se Jordania është një shembull i mirë i bashkëjetesës mes besimtarëve të këtyre dy feve.
"Është e rëndësishme që të krishterët dhe myslimanët të bashkëjetojnë me respekt reciprok, siç ndodh në Jordani, -deklaroi Papa Benedikti i XVI-të. -Nisja e ndërtimit të dy kishave të reja në Jordani, në vendin ku është pagëzuar Krishti, është shenjë e respektit që mbretëron atje, duke garantuar lirinë e besimit".
"Kjo meriton vlerësim, dhe unë kam shprehur falënderim për komunitetin mysliman në xhaminë 'al Hussein' të Ammanit", përfundoi kreu i Vatikanit.
Papa gjatë turit në Lindjen e Mesme vizitoi Jordaninë, Izraelin dhe Palestinën.