Spanjë, policia arreston financuesit e al-Kaidës
Bilbao - Policia spanjolle arriti të arrestojë 17 shtetas marokenë dhe algjerianë, të cilët akuzohen për trafik droge dhe financim të al-Kaidës. Arrestimi i të dyshuarve u bë në qytetin e Bilbaos, në një operacion i cili vazhdon akoma.
Të arrestuarit akuzohen se me paratë e siguruara nga shitja e drogës kanë financuar organizatën terroriste të al-Kaidës. Në këtë organizatë janë bashkuar edhe grupe të ndryshme ekstreme nga Maroku, Algjeria dhe Libia.