NATO pranon vdekjen e civilëve në Afganistan
Kabul - NATO pranon se sulmi ajror i ndërmarrë para disa ditësh në Afganistan mund të ketë shkaktuar vdekjen e tetë civilëve afganë. Ky sulm shkaktoi një rritim të madh tek popullsia vendase, e cila e akuzon aleancën për vrasjen e të paktën 140 civilëve.
"Tragjikisht, është e mundur që tetë civilët të kenë humbur jetën si pasojë e sulmit ajror", thuhej në një deklaratë të aleancës. Në të shtohej se NATO po hetonte mbi këtë incident së bashku me autoritetet afgane.
Ndërkohë, në një komunikatë të mëparshme ushtria amerikane u shpreh se rreth 20-30 civilë afganë mund të kishin vdekur nga sulmi i ndërmarrë.
Qeveria afgane e përkeqëson më shumë gjendjen, duke konfirmuar zyrtarisht se të paktën 140 civilë mbetën të vdekur nga sulmi në provincën perëndimore Farah.