E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momentet e terrorit në Belgjikë. I armatosuri hap zjarr mbi turmën (FOTO)

Share

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 123 janë plagosur kur një person i armatosur hodhi granata dhe qëlloi mbi një turmë personash që po bënin pazar në një treg Krishtlindjesh në Liezh të Belgjikës.

Personat që po bënin pazar, shumë prej tyre fëmijë, u larguan duke klithur nga paniku. Mes të vdekurve janë edhe një vogëlushe 2 vjeç, një djalë 15 vjeç dhe një vajzë 17 vjeç. Sulmuesi, 32 vjeçari Nordine Amrani, i cili ishte dënuar më parë për sulme seksuale e trafik droge, vdiq po ashtu.

Detektivët thonë se Amrani përdori një pistoletë, një pushkë dhe granata për sulmin.

Në kaosin fillestar, policia bëri të ditur se tre persona kishin marrë pjesë në sulm, por më pas Ministria e Brendshme sqaroi se ishte vetëm një person i përfshirë.

Amrani ishte rrugës për tu pyetur në polici kur sulmoi turmën pranë një stacioni autobusi në sheshin Saint Lambert, një shesh qendror për Pazar, që aktualisht shërben si tregu i Krishtlindjeve. Nuk është e qartë nëse kreu vetëvrasje apo vdiq aksidentalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›