Zbardhet DOSJA e trafikut të naftës vergine, eksporte të rreme me Libinë

Hajri Elezaj
Skandali u denoncua nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti
Prokuroria ka mbyllur dosjen për trafikun e naftës verginë dhe e ka dorëzuar atë në gjykatë. Edhe pse i akuzuari kryesor, Hajri Elezaj, është në arrati, prokuroria do të kërkojë dënimin e tij në mungesë si personi kryesor pas këtij trafiku që u ka kushtuar shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë. Për më tepër, nafta e papërpunuar ka përfunduar në makinat e tyre, duke shkaktuar dëme të tjera si në ambient, ashtu dhe në mjetet e shqiptarëve.
Siç raporton gazeta Idea, kompania e Hajri Elezajt, personi që gjykata e la të lirë për tu arratisur, ka raportuar eksporte të rreme të naftës vergine për në Libi.
Si është historia e kësaj dosje?
Nafta vergine është një nënprodukt që del nga rafinimi i naftës bruto dhe nuk është i gatshëm për tregtim në tregun shqiptar. Ajo blihet me qëllimin e vetëm për tu eksportuar jashtë. Kështu ka vepruar edhe kompania Euroil SHA e Hajri Elezajt, që e ka blerë këtë naftë të papërpunuar nga ARMO SHA. Ajo ka nënshkruar disa kontrata për blerje me ARMO-n. Nafta vergine do ngarkohej në Ballsh, do shkonte në magazinat e Fietek në Vlorë e më pas do eksportohej duke u ngarkuar direkt në anije.
Por prokuroria ka zbuluar se në të vërtetë të paktën për dy ngarkesa të mëdha, edhe pse në doganë figuron se anijet janë ngarkuar, ato janë nisur për udhëtim bosh.
Bëhet fjalë për datën 10.02.2009, kur 2.625 ton naftë vergine duhej të ishte ngarkuar në anijen Rita S dhe për datën 28.02.2009, kur 14.583 ton naftë duhej të ngarkoheshin në anijen Calitea. Ato do eksportoheshin për në Libi.
Por ndryshe nga dokumentet e doganës, dokumentet e portit tregojnë se anijet janë nisur bosh. Për anijen Calitea thuhet se u ngarkua me naftë nga terminali i ARMO-s, por nga ai pontil është ngarkuar naftë në det vetëm deri në muajin shtator 2008. Për më tepër me një shkresë porti detar bën me dije se kufiri maksimal për anijet që përpunohen në portin e Vlorës është 7.500 ton.
Në vend të kësaj nafta e papërpunuar është shitur në tregun e brendshëm si naftë D2 me çmimin më të ulët të tregtimit të saj me shumicë, që gjithsesi është një çmim shumë i lartë në krahasim me atë që është blerë nafta vergine. Si të mos mjaftonte kjo, në dosje thuhet se Hajri Elezaj ka kërkuar edhe rimbursimin e TVSH-së duke i shkaktuar një tjetër dëm taksapaguesve shqiptarë.
Personi nen hetim HAJRI ELEZAJ duke vepruar me cilesin e perfaqesuesit ligjor te shoqeris Euroil Sha me nipt K52302801C me objekt Tregtimin e karburanteve me shumice ka bere te mundur qe te perfitoje rimbursim te Tvsh-se ne menyre te padrejte lidhur me deklaraten doganore dt.10.02.2009. Referuar aktit te ekspertimit plotesues dt. 07 korrik 2011 rezulton se vlera e tvsh-se se zbritshme dhe te rimbursuar per sha. Euroil per naften virgin te eksportit te dates 10.02.2009 te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Por në krim sipas prokurorisë është implikuar edhe biznesmeni Iljas Fisheku që e ka ndihmuar Hajri Elezajn me shitjen e naftës vergine në tregun vendas. Shtetasi Iljas Fisheku ka vene ne dispozicion automjetet per kryerjen e transportit te naftes virgin, depozitat dhe pikat e shitjes se karburantit, si dhe dy magazineret punonjes te tij Fatmir Kajen dhe Nikollaq Llozin. Pa kete infrastruktur te ofruar nga i pandehuri Iljaz Fisheku si dhe pa ndihmen e dhene nga i pandehuri Bledar Rama, i pandehuri Hajri Elezaj nuk do te kishte mundur te kryente vepren penale per te cilen ai akuzohet, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Po ashtu në dosjen e prokurorisë si të akuzuar janë edhe shoferët që kanë kryer transportin, pasi nga përgjimet ka rezultuar se ata kanë qenë në dijeni të trafikut. Po ashtu ditën kur është arrestuar Iljas Fisheku, ata kanë tentuar të zhdukin dokumentacionin.
Pervec sa me lart sqarojme se ne date 11.03.2011 pikerisht diten kur eshte ekzekutuar masa e sigurimit arrest ne burg ne ngarkim te shtetasit Iljas Fisheku jane kryer komunikime telefonike midis dy punonjesve te shtetasit Iljas Fisheku, qe jane shtetasit Fatmir Kaja dhe Nikollaq Llozi. Konkretisht ne kete date ne oren 22.10.40 shtetasi perdorues i nr. te tel. 0695812717 ka derguar mesazh ne drejtim te nr. te telefonit 0672066011 perdorues i te cilit eshte eshte shtetasi Nikollaq Llozi dhe i ka thene shko ne Golem dhe hiq dokumentat nga zyra sonte. Rreth ores 02:41 i pandehuri Fatmir Kaja perdorues i telefonit nr. 0692097243 i ka derguar mesazh shtetasit Agim Toska (dhender i Iljas Fishekut) perdorues i nr. te telefonit 0682097234 dhe i ka thene Gjall vdfk zhduk librat. Udhezimet e dhena nga i pandehuri Iljas Fisheku jane zbatuar me perpikmeri nga drejtuesit e automjeteve fakt ky qe provohet me procesverbalet e pyetjes se ketyre personave te administruara ne dosje, theksohet nga prokuroria.