E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, shefi i policisë dhe oficeri humbasin jetën në aksident

Share

Dy punonjës të Policisë së Përmetit kanë humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme, pasi janë përfshirë në një aksident rrugor.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Përmet-Këlcyrë në vendin e quajtur Ura e Veroniqit. Oficeri i policisë së Përmetit, Petrit Lata humbi jetën, ndërkohë që kolegu i tij, Nuri Kërçani, që është edhe shef i policisë së qytetit jugor, ndërroi jetë pak çaste më pas në spital.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se automjeti tip Benz me targë Durrësi 62 79 B, që drejtohej nga oficeri i policisë Petrit Lata ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat e urës.

Mendohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›