Monarkia e Zogut,festime zyrtare për 80-vjetorin
Monarkia Shqiptare, në 80 vite. Do ta shohim nëpërmjet fotosh të rralla, të panjohura, do ta ndjekim gjatë referencave të historianëve shqiptarë e të huaj, në fakte e detaje të reja, do ta dëgjojmë në kujtime miqsh të oborrit mbretëror këtë fillimshtator.
ANILA MEMA
Dita e parë e vjeshtës, 1 shtatori është dhe Dita e Monarkisë Shqiptare. Kësaj here, në krye të 80 viteve, (1 shtator 1928-1 shtator 2008), do të vijë e veçantë, e organizuar deri në detajin më të vogël, por e mbështetur jo vetëm nga oborri mbretëror, por edhe qeveria shqiptare. Ndonëse çdo vit në të njëjtën kohë nuk ka kaluar pa u festuar, dita në të cilën u shpall juridikisht Monarkia shqiptare, kësaj here përmasat do të jenë më të gjera, më të mëdha. Natyrisht është përvjetor, dhe këtë herë ka gjetur mbështetjen zyrtare. Koordinatori Politik i oborrit mbretëror, Murat Basha tregon se ceremonia është mbështetur nga Kryeministri Sali Berisha dhe Partia Lëvizja e Legalitetit, e përfaqësuar në Qeveri me zv/ministrin e Kulturës Eqerem Spahia, i cili është kryetar i PLL. Sipas Bashës organizimi i kësaj feste është piketuar me mjaft përkushtim deri në detaje. “Ne e kemi festuar gjithmonë 1 shtatorin, por në ndryshim nga vitet e tjera sivjet është 80-vjetori, që nuk do të bëhet më nga oborri mbretëror dhe Partia e Legalitetit por kjo është një festë qeveritare, e cila ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet. Në fund të fundit nuk është një festë që na përket vetëm ne, monarkistëve, respekti për monarkinë në Shqipëri në fund të fundit është për historinë e shtetit shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike. Nisur nga këto arsye shoh se në politikën shqiptare ka një vetëndërgjegjësim kohët e fundit”, thotë Basha.
Aktivitetet
Foto të njohura e të panjohura, që nisin që nga dita 1 kur u shpall Monarkia Shqiptare e deri në vitin e 80-të të saj, do të ekspozohen në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita do të çelet në orën 09:00 të mëngjesit, në ambientet e hollit të MHK-së, ku sipas Murat Bashës do të ketë veç fotografive dhe dokumente e materiale të pasura. “Ekspozita është realizuar me përkujdesjen e vetë oborrit mbretëror dhe të drejtorit të MHK, Kasem Biçoku, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar bashkë me stafin e tij, për çeljen e kësaj ekspozite për të cilën kanë punuar me ditë dhe javë të tëra. Në këto foto e dokumente do të ekspozohet e gjithë periudha e monarkisë shqiptare dhe historia e familjes Zogu”, tregon Basha. Mandej, një orë më vonë, të gjithë të ftuarit do të zhvendosen në ambientet e “Hotel Tirana International”, ku në orën 10:00 do të organizohet një simpozium shkencor mbi monarkinë shqiptare, mbi veprimtarinë e mbretit Zog e vlerat e tij. Kanë konfirmuar deri tani pjesëmarrjen në këtë simpozium të rëndësishëm emra shumë të mëdhenj historianësh të cilët do të referojnë, si i amerikani i famshëm Ben Fischer, i cili e njeh mjaft mirë historinë e Mbretit Zog, për të cilin ka bërë edhe një libër. Po kaq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, edhe historiani francez Patrik Nashbou si dhe historianë të tjerë të huaj dhe shqiptarë. “Janë rreth 20 referenca që do të lexohen në atë simpozium që pritet të marrë katër ose pesë orë gjatë ditës”, tregon Basha.
Të ftuarit
Pas simpoziumit, pasditja është organizuar në Oborrin Mbretëror Shqiptar. Eshtë menduar si një pritje e madhe, ku do të jenë rreth 500 a 600 të ftuar, ku nuk do të mungojnë krerët e shtetit shqiptar, por as të ftuar nga jashtë. “Gjatë orës 18:00, në ambientet e Oborrit Mbretëror Shqiptar do të organizohet një pritje e madhe, ku do të jenë të ftuar që nga Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, ministrat, opozitarët, kryetari i PS-së, Edi Rama, ish-kryeministri Fatos Nano, kryetari i LSI, Ilir Meta me zonjën Kryemadhi, është ftuar gjithë trupi diplomatik, vip-a nga arti e kultura, por edhe shumë miq të huaj nga jashtë, si Princi Hasan i Jordanisë por dhe nga oborret e tjera mbretërore. Gjithashtu, do ftohen dhe politikanë të trojeve shqiptare, si Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi, Rramush Haradinaj, gjeneral Daut Harradinaj, Veton Surroi, Bexhet Pacolli, Arbën Xhaferri, Ali Ahmeti, etj”, mundohet të rreshtojë listën e gjatë koordinatori politik i Oborrit Mbretëror, për të cilin këto 80 vite, cilësohen si vite lufte, përkushtimi, kontributi të jashtëzakonshëm, sakrificash, gjithmonë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Programi për 1 shtatorin
Ora 09:00, ekspozitë fotografike në Muzeun Historik Kombëtar
(Foto e dokumente të panjohura)
Ora 10:00 simpozium shkencor në “Hotel Tirana International”
Të ftuar historianë të njohur shqiptarë e të huaj, mes tyre Ben Fischer
Ora 18:00 në ambientet e Oborrit Mbretëror Shqiptar do të organizohet një pritje me rreth 600 të ftuar, krerë të lartë të shtetit, trupat diplomatikë në vend, dhe përfaqësues të oborreve të tjera mbretërore në botë