Masakron me grushte të dashurën
Masakron me grushte e sende të forta gruan me të cilën bashkëjetonte. Autori i ngjarjes së radhës të shkaktuar nga xhelozia u arrestua pas 3 ditësh, sapo policia ka marrë denoncimin nga 27-vjeçarja K.Billa.
POGRADEC/ JORGJETA GJANÇI
Sipas saj, Mirosh Mruku, 41 vjeç, me të cilin bashkëjetonte prej disa muajsh e ka rrahur për shkaqe banale, trille xhelozie duke përdorur grushte, shqelma dhe sende të forta, duke e kërcënuar se do t’i merrte jetën. Gjendja e gruas në momentin që u çua në spital ka qenë kritike dhe rreziku për humbjen e jetës është pohuar edhe nga bluzat e bardha. Fatmirësisht pas futjes nën terapi intensive ajo ka mundur të kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore, edhe pse mjekët vazhdojnë të shprehen me rezerva. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, në pallatin ku prej katër muajsh bashkëjetonte Mirosh Mruku, lindur në fshatin Oshtec të komunës së Trebinjës dhe 27-vjeçarja, lindur në Bushtricë të Kukësit. Të dy banorë prej pak kohësh të qytetit të Pogradecit. Mësohet se gruaja Billa kishte afro dy vjet që ka ardhur në qytetin e Pogradecit për të punuar. Ajo ishte punësuar së fundi kameriere në një lokal, kohë në të cilën ishte njohur dhe me Mrukun. Me dëshirën e tyre kishin vendosur të bashkëjetonin në një apartament, të cilin e kishin marrë me qira. Në mbrëmjen e ditës së enjte, vetë i dashuri dhe disa fqinj të pallatit e kanë dërguar të renë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Për mjekët gjendja e saj ishte serioze. Ajo kishte shenja të qarta dhune e hematoma jo vetëm në fytyrë, por edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe pse gruaja e re nuk e pohoi asnjëherë direkt se ishte rrahur, policia nisi hetimet, bazuar dhe në ekspertizën e mjekëve. Gjatë gjithë kohës, tek koka i qëndronte Miroshi, i cili sipas policisë nuk lejonte që ta “shqetësonte” askush. Duket se qëllimi ka qenë bindja e vajzës që të mos tregonte për dhunën e ushtruar. Lajmërimi prej spitalit e policisë për pacienten e dhunuar solli në pavijonet e tij inspektorët e antikrimit. Gjatë hetimeve që ata kryen u zbardh fakti se dhunues i 27-vjeçares ishte burri me të cilin bashkëjetonte. Në këto rrethana, në orët e vona të së shtunës, ndaj tij u vendos masa e arrestit. Mësohet se në hetimet e para, ai nuk ka pranuar ta ketë keqtrajtuar Billën, por menjëherë pas prangosjes së tij, nga spitali e dhunuara ka pranuar të dëshmojë mbi autorësinë. Sipas saj, shkak i acarimit të marrëdhënieve mes tyre ka qenë xhelozia, madje ka treguar se personi me të cilin bashkëjetonte e ka kërcënuar se do ta vriste. Në këto rrethana Miroshi akuzohet për dy vepra penale: “plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje” parashikuar nga nenet 88/1 dhe 84 te Kodit Penal.
Precedenti/ Vrau gruan dhe veten
Më 31 korrik të këtij viti, një punonjës policie vrau gruan me të cilën bashkëjetonte e më pas veten, në mes të ditës në Tiranë. Hazir Sallahi, 45 vjeç mbeti i vdekur me një plumb në kokë, pasi me armën e punës kishte qëlluar 4 herë mbi 34-vjeçaren Anila Laze. Kjo e fundit sapo kishte lënën punën dhe po kthehej në shtëpinë ku jetonte prej 2 vitesh me Sallahin, por ai ka dalë para, duke kryer dhe tragjedinë. Nga hetimet e policisë rezultoi se ngjarja kishte nisur pas sherreve të vazhdueshme për motive xhelozie, të cilat kishin shtyrë gruan të mendonte dhe për një ndarje me punonjësin e policisë. Për të shmangur këtë, burri planifikoi aktin ekstrem, duke mos i lënë mundësi jete vetes, por as gruas me të cilën jetonte pas divorcit me të shoqen. Ndërsa një javë më parë, në Laç një tjetër person qëlloi me thikë gruan dhe duke kujtuar se ajo kishte vdekur i dha fund jetës duke u vetëvarur.