Medvedev: Tërheqja nis të hënën
“Rusia do të tërheqë trupat nga Gjeorgjia të hënën”, kjo ishte përgjigjja e Presidentit rus, Dimitri Medvedev gjatë një bisede telefonike me liderin francez Sarkozi, i cili e paralajmëroi hapur për pasojat në rast të mosrespektimit të marrëveshjes.
Presidenti francez e paralajmëroi liderin rus se, Moska do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, nëse Rusia nuk e përmbush marrëveshjen e nënshkruar mbi armëpushimin me Gjeorgjinë. Zyra e shtypit e Sarkozisë tha se Presidenti rus, Dimitri Medvedev premtoi se trupat ruse do të nisin tërheqjen të hënën rreth mesditës. “Duhet të tërhiqni, pa u vonuar, të gjitha forcat ushtarake ruse që kanë hyrë në Gjeorgji që më 7 gusht”, tha Sarkozi i cili ndërmjetësoi planin me gjashtë pika të armëpushimit, që do të jetë edhe baza e rezolutës në OKB mbi Kaukazin. Presidenti Mikhail Sakashvili tha se dhuna dhe plaçkitjet ende vazhdonin, dëmet ishin të mëdha dhe dhjetëra-mijëra vetë janë shpërngulur nga ajo që ai e cilësoi spastrim etnik. Sekretari i Këshillit gjeorgjian për siguri, Aleksander Lomaja, deklaroi se “nuk ka asnjë shenjë se forcat ruse planifikojnë tërheqje, përkundrazi i rrisin pikat e kontrollimit dhe i përforcojnë pozicionet”. Përfaqësues rusë edhe osetiano-jugorë dhanë deklarata të ndryshme për tërheqjen e ushtrisë ruse nga Osetia Jugore. Situata në Abkhazi raportohet e tensionuar. Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka njoftuar se separatistët nga Abkhazia, të mbështetur nga forcat ruse kanë marrë kontrollin mbi 13 fshatra në territorin e Gjeorgjisë. Këto pohime nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.
OKB në lëvizje
Shefi i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka zhvilluar bisedime private me të dërguarit nga SHBA, Rusia, Franca dhe Gjeorgjia dje për të shqyrtuar situatën para se Këshilli i Sigurimit të votojë rezolutën me bazë marrëveshjen mes Moskës dhe Tbilisit. Pas një takimi herët në mëngjes me gjithë këshilltarët e tij më të ngushtë, Ban Ki Mun u takua veçmas në rezidencën e tij në Nju Jork me Zalmay Khalilzad, ambasadori i SHBA në OKB, Vitali Çurkin, ambasador i Rusisë, Jean-Maurice Ripert, i Francës dhe Irakli Alasania i Gjeorgjia, raportoi zëdhënësi i tij Farhan Haq. Më pas Ban Ki Mun pasi bisedime telefonike me ambasadorin belg, Jan Grauls, vend i cili mban presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj dhe me ambasadorin kinez, Uang Guangia. Të premten sekretari i përgjithshëm do të takohet edhe përfaqësuesin britanik. Nuk ka pasur asnjë deklaratë mbi takimin, por vetëm një deklaratë standarde shtypi në të cilën thuhej se bisedimet u fokusuan në “përpjekjet e OKB-së për situatën në Gjeorgji”. Gjatë javës Ban Ki Mun ka zhvilluar biseda telefonike me shumë liderë të botës, përfshirë presidentin Mikhail Sakashvili.
Bush
“Osetia Jugore e Abkhazia,të Gjeorgjisë”
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha se Rusia nuk duhet të ketë pretendime ndaj republikave separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. “Një çështje problematike është pretendimi i Rusisë se rajonet e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë mund të mos jenë pjesë e Gjeorgjisë në të ardhmen. Por ato janë pjesë e Gjeorgjisë dhe bashkësia ndërkombëtare e ka bërë vazhdimisht të qartë seh ato do të mbeten të tilla”, tha Bush. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar u shpreh se: “Gjeorgjia mund të mos i marrë përsëri mbrapsht rajonet separatiste”, ndërsa Presidenti rus Dimitri Medvedev shprehu mbështetjen e Moskës për aspiratat separatiste të dy republikave të Gjeorgjisë, gjatë takimit me udhëheqësit e vetëdeklaruar të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë. “Kufijtë e Gjeorgjisë duhen respektuar. Nuk ka vend për debat mbi këtë çështje”, tha Bush.
Merkel
“Gjeorgjia do anëtarësohet në NATO”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vizituar dje kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, ku gjatë një takimi me Presidentin Mikhail Sakashvili ajo ka bërë të qartë se Gjeorgjia, pavarësisht nga konflikti në Kaukaz, mbetet një kandidat për anëtarësim në NATO. Merkeli deklaroi se për Gjermaninë nuk diskutohet integriteti territorial i Gjeorgjisë. Kancelarja theksoi nevojën e dërgimit të shpejtë të vëzhguesve ndërkombëtarë në rajon. Të premten kancelarja gjermane zhvilloi bisedime për konfliktin e Kaukazit me presidentin Dimitri Medvedev. Ajo kërkoi në takim tërheqjen e plotë të trupave ruse nga brendësia e territorit gjeorgjian. “Sakashvili është president i zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjeorgji”, tha Merkel, ndërsa Rusia nuk e pranon Sakashvilin si partner bisedimesh.
Kushner
“Faji, si i Gjeorgjisë, edhe Rusisë”
Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, ka deklaruar se fajtor për konfliktin në Gjeorgji janë që të dyja palët e përfshira, si Gjeorgjia ashtu dhe Rusia. Sipas Kushner, Gjeorgjia bëri gabim të madh në vlerësime mbi konfliktin ushtarak me Rusinë, por edhe përgjigjja e Rusisë për dërgimin e forcave brenda territorit të Gjeorgjisë ka qenë disproporcionale. Gjatë një interviste për gazetën javore franceze “Journal du Dimanche”, ministri i Jashtëm, Kushner ka shmangur një përgjigje direkte se kush do të ishte fajtori i parë dhe shkaktari kryesor i shpërthimit të një konflikti, që mund të përshkallëzohej duke sjellë pasoja serioze në të gjithë botën. Kushner është përgjigjur duke thënë se “nuk është koha për të shkruar historinë”.