E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia për biznese rritet me 42.2%

Biznesi vazhdon të mbetet klienti i preferuar i bankave. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, biznesi zë portofolin më i madh të kredisë. 

Konkretisht gjatë muajit maj, kredia për sektorin privat u rrit me 42.2% në terma vjetorë. Në raport me agregatin monetar M3, kredia arriti në 43%. Impulsin kryesor në rritjen e kredisë për sektorin privat e jep kredia për biznese, ndërkohë që kredia në valutë vazhdon të ruajë dominimin e saj në portofolin e kredisë, me një peshë prej 73%. Aktualisht, bankat kanë hedhur në regjistër portofolin aktiv të kredive si dhe ngarkojnë çdo ditë të dhëna për kreditë e reja. Në momentin e fillimit të funksionimit “live” të Regjistrit të Kredive, në të rezultonin 201.729 kredi të regjistruara, si dhe të dhëna për kredimarrësit, personat e lidhur dhe kolateralet e vëna si garanci për kthimin e kredisë. Regjistri përmban informacione pozitive dhe negative për kredimarrësin dhe këto të dhëna do të ruhen në Regjistër për 5 vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›