E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet importi i naftës

Edhe pse çmimi i naftës sa vjen dhe rritet, kërkesa për këtë produkt nuk është ulur. 

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave deri në fund të muajit qershor importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,618 milionë lekë, duke zënë 12.7 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me majin e 2008-ës, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 14.1 për qind, ku peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës me rreth 66.9 për qind. Sipas të dhënave nga INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 24,910 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 5.8 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 15.9 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: Për eksportin, Britani e Madhe, Itali, Kroaci, Spanjë Turqi, etj., dhe për importin, Austri, Gjermani, Greqi, Kroaci, Zvicër, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›