TEC-i i Vlorës, në punë brenda shtatorit
21/09/2009 Kapaciteti 100 megavat
Brenda këtij muaji pritet të vihet në punë termocentrali i Vlorës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Prova e parë e funksionit të aparaturave në këtë vepër energjetike u zhvillua në fund të muajit qershor. Investimi me vlerë 120 milionë euro, i mundësuar nga Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane për Investime ka përfunduar tashmë. TEC-i i Vlorës, me kapacitet 100 megavat do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike të jugut të vendit. Punimet për ndërtimin e termocentralit të Vlorës kanë nisur më 1 shtator të vitit 2007. Ato përfshijnë ndërtimin e nënstacionit të ri të Babicës dhe disa objekte të tjera, si linjën për daljen e tensionit të lartë 220 kilovolt në nënstacionin e Fierit, linjën e tensionit të lartë 220 kilovolt me dy qarqe Fier-Babicë, fuqizimin e nënstacionit të Babicës me dy autotransformatorë 100 megavat, 220/110/35 kilovat secili, linjat 110/ 35 kilovat me rajonin, nënstacionin Vlora 2 110/20 kilovat me dy transformatorë, me fuqi prej 35 megavat secili. TEC-i i Vlorës është ndërtuar pranë Triportit, komuna Qendër, afërsisht 6 km në veri-lindje të portit të Vlorës, në një shesh me sipërfaqe prej 14 hektarë.