“Ligj për hetimin e financave edhe jashtë zgjedhjeve”
22/09/2009 TIA kërkon bërjen transparente të shpenzimeve për fushatë të partive politike
Kodi Zgjedhor parashikon hetimin e fondeve nga ekspertë kontabël
Mungesa e transparencës nga subjektet zgjedhore ndaj shumës së shpenzimeve të përdorura prej tyre gjatë fushatës elektorale kthen në vëmendje të opinionit publik domosdoshmërinë për hartimin e një ligji për financimin e partive politike. Propozimi është prezantuar dje përmes një konference për shtyp nga përfaqësuesi i “Transparency International Albania” Edrit Shabani. “Transparency International Albania propozon hartimin e një ligji të plotë për financimin e partive politike, ligj që përfshin jo vetëm çka ndodh në fushatë, por edhe midis dy fushatave, duke synuar respektimin e nenit 9 të Kushtetutës. Ajo u bën thirrje partive politike për ti dhënë fund heshtjes për financimin. Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për ti dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri”, - theksoi Sinani. Në nenin 9 të Kushtetutës përcaktohet qartë se partitë politike krijohen lirisht dhe se burimet financiare të partive si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike. Propozimi i hartimit të një ligji për “Transparency International Albanian” qëndron pikërisht te mungesa e legjislacionit për fondet e marra nga donacionet private. “Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit, por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale. Për këtë u kërkojmë partive politike të bëjnë publike sa më parë shumën e shpenzimeve të tyre, pasi kjo është mënyra më e mirë për të verifikuar respektimin e nenit 90 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon ndalimin e shpenzimeve më të mëdha se 10-fishi i shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike”, - vijon deklaratën e tij përfaqësuesi i “Transparency International Albania”. Në emër të organizatës që përfaqëson, Shabani kërkoi nga partitë politike që të publikojnë sa më parë regjistrin e financimit të fushatës zgjedhore, bazuar në nenin 90 të Kodit Zgjedhor të RSH, i cili parashikon që çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Sipas tij, publikimi i listës së kontributorëve të fushatës elektorale të partive politike është mënyra më e mirë për të kontrolluar respektimin e nenit 89 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon financimin nga subjekte të posaçme, si investitorët me fonde publike, financuesit e huaj etj. Që nga koha e mbylljes së fushatës zgjedhore kanë kaluar 3 muaj dhe deri tani nuk ka asnjë shifër të deklaruar nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare që të deklarojnë shumat që ka shpenzuar për to. Për TIA-n partitë politike janë të detyruara të jenë transparente përballë elektoratit, në respekt të dispozitave kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor në fuqi, duke publikuar në çdo kohë burimet financiare si dhe shpenzimet e tyre.
Kërkesa
“Transparency International Albania” kërkon respektimin e nenit 9 të Kushtetutës, i cili parashikon se burimet financiare të partive si dhe shpenzimet e tyre të bëhen kurdoherë publike. TIA vëren se nenet për transparencën financiare të parashikuara në Kodin Zgjedhor nuk arrijnë të garantojnë zbatimin e kësaj dispozite të rëndësishme kushtetuese. Auditimi
KQZ-ja zgjodhi disa ditë më parë ekspertët që do të hetojnë mbi fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore. Përmes një shorti u caktuan se cilët ekspertë do të hetojnë subjektet zgjedhore. Sipas vendimit të KQZ-së, raportin e tyre përfundimtar ata do ta paraqesin më 2 nëntor.