Monitorimi i USAID-it, për personat me aftësi të kufizuar
Kushtet e personave me aftësi të kufizuara janë tejet të vështira dhe pa asnjë mundësi kapërcimi të situatës. Qeveria është cilësuar si hartuese e strategjive të mëdha për këtë kategori, por që nuk zbaton asnjë prej rregullave të përcaktuara prej saj. Personat me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte skandaloze dhe janë të kushtëzuar nga arsimimi, edukimi, kushtet ekonomike etj. Rezultatet janë bërë të njohura nga monitorimi që është kryer nga kryer nga Fondacioni i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara në bashkëpunim me USAID-in. FSHDPAK monitoron zbatimin e strategjisë së miratuar nga qeveria mbi strategjinë në mbrojtje të PAK. Ndërkohë që nga ky raport del se 4 500 fëmijë me aftësi të
Kufizuara rezulton se nuk shkojnë në shkollë, si dhe është përcaktuar se gjendja e tyre ekonomike është e mjeruar.
Sipas autoriteteve monitoruese, bëhet e ditur se strategjitë në mbrojtje të shtresave në nevojë hartohen nga qeveria, miratohen prej saj, por kur vjen puna për zbatimin gjithnjë harrohen. Kjo ka ndodhur me një pjesë të mirë të pikave të strategjisë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Gjatë sondazhit të kryer nga FSHDPAK-ja, më tepër se gjysma e këtyre familjeve raportojnë se jetojnë në kushte të ulëta ekonomike. Megjithatë ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Anastas Duro, deklaroi se këtë vit është shtuar numri i përfituesve të pensionit të invaliditetit, duke shkuar në mbi 100 mijë vetë, kanë marrë pagesë kujdestarie mbi 12 mijë njerëz që iu shërbejnë atyre. Ndërkohë që, strukturat e kempit, grupet e mjekëve që lëshojnë raportet e daljes në kemp do të rishikohen. Të dhënat e raportit të monitorimit u grumbulluan përmes dy vëzhgimeve në 6 rajone të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Korçë.
box
Nga sondazhi
51.8 % e konsiderojnë gjendjen financiare të tyre të vështirë
5.08 nota me të cilën vlerësojnë përshtatshmërinë e infrastrukturës
4.89 notë pakaluese shanset për punësim
4.91 notë pakaluese për formimin profesional
4.88 notë pakaluese pjesëmarrja në vendimmarrje në nivel lokal
4.97 notë pakaluese dikrimimi në jetën e përditshme
Arsimimi
4 534 fëmijë me nevoja të veçanta të moshës 6 deri 18 vjeç nuk marrin asnjë lloj arsimimi
888 fëmijë në arsimin special
219 në shkollat normale
106 u integruan në kopshte
Pagesat
100.246 persona PAK
55 754 me pagesë paaftësie
44 852 pension invaliditeti
12 842 kujdestarë në familje me asistencë
24 Tetor 2008