PS: Sdo i njohim zgjedhjet, qeveria po përgatit manipulimin

Islami: Berisha, mos u hidh hi syve ndërkombëtarëve
Në kuadër të konfliktit midis Partisë Socialiste, Berishës e Ministrisë së Brendshme, për pajisjen e shtetasve me karta, edhe një herë PS-ja i kujton kryeministrit Berisha afatin e fundit 31 maj, duke i dhënë ultimatum për të paraqitur listat e kërkuara të votuesve. Kastriot Islami, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në këtë parti, u shpreh se mungesa e përgjigjes pas kësaj date do të thotë se procesi ka dështuar dhe qeveria po programon manipulimin e zgjedhjeve. Nëse nuk ka përgjigje, përfundimisht qeveria është përgjegjëse e fajtore për dështimin e procesit zgjedhor. Me keqardhje më duhet të përsëris se situata e pajisjes se votuesve pa pasaportë me kartat e identitetit, mbetet shqetësimi kryesor që rrezikon rëndë zgjedhjet e lira e të ndershme. Kërkojmë listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër dhe datëlindje të votuesve me pasaportë, dhe kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar deri në datën 28 maj 2009; nuk kërkojmë që në këtë listë votuesish të jepni asnjë të dhënë konfidenciale që mund të binte ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale, u shpreh Islami. PS, gjithashtu kërkon nga Qeveria që aktualisht të mos lejohen të aplikojnë votuesit me pasaportë, duke e konsideruar këtë si veprim të vonuar dhe të pavlerë, ashtu si vendimi për shtrirjen e rrjetit të stacioneve të aplikimit. Veprime që sipas socialistëve bëhen për ti hedhur hi në sy ndërkombëtarëve. Kjo është një arsye tjetër thelbësore përse procesi ka dështuar. PSSH-ja i ka kërkuar qeverisë dhe koncensionarit që në 12 janar të zbatojnë kontratën e firmosur në korrik 2008 ku parashikoheshin katër muaj për të përgatitur të gjithë njësitë e aplikimit, personelin dhe aksesoret përkatës në mënyrë që procesi i aplikimeve të niste në fillim të janarit 2009 në të gjithë vendin. Më tej, në emër të Partisë Socialiste, Islami akuzoi Ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, se me deklaratën e tij për numrin e aplikantëve, ka artikuluar zyrtarisht një trillim abuziv. Ai theksoi se ministri me shkresën e tij deklaroi se vetëm pak ditë para përfundimit të procesit të aplikimeve për votuesit pa pasaportë është bërë shtrirja e rrjetit të stacioneve të aplikimit. Edhe ky për Islamin, është një deklarim i vonuar e pavlerë dhe bëhet po ashtu për ti hedhur hi syve ndërkombëtarëve, ndaj ai vëren se kjo është një arsye tjetër thelbësore përse procesi ka dështuar. Ndërkaq, PS-ja deklaron se mbetet e angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme më 28 qershor, porse në kuadër të shqetësimit për situatën me kartat ka vendosur që data 31 maj të jetë afati i fundit, kur pritet një përgjigje nga Ministri i Brendshëm për kërkesat e saj. PSSH nga fillimi e deri më sot ka kërkuar të pajisen me letërnjoftimi të gjithë 730 mijë shtetasit pa pasaportë të listës së MB dhe madje ka kontestuar këtë listë si të zvogluar sepse nga informacionet e saj rezultojnë shumë votues pa pasaportë që nuk janë në këtë listë. Në konferencën për shtyp të datës 23 maj e kam denoncuar këtë ide fillimisht të shpërndarë informalisht të ndërkombëtarëve. Për më tepër Ministri mesa duket ka harruar që Zv.Ministri i tij në letrën e datës 28 maj deklaron besojmë thellë se një numër i konsiderueshëm i atyre që rezulton të mos kenë një pasaportë udhëtimi të jenë jashtë Shqipërisë si pasoja e emigracionit të jashtëligjshëm.... Dhe më tej thuhet Disa testime provojnë se ky numër luhatet nga 160 000 deri në 260 000. Pra, kjo i përket tërësisht MB dhe është një provë tjetër e dështimit të këtij procesi, tha islami gjatë fjalës së tij. Në këtë kuadër, Islami shtoi se kjo nuk është formë presioni, porse është një mënyrë që ka zgjedhur PS-ja, për të mos pranuar të shndërrohet në bashkëfajtore në administrimin e një procesi të dështuar e që për më tepër synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve. Së fundmi, Islami bëri të ditur se PSSH-së mbetete tërësisht e angazhuar dhe ndjek me shumë vëmendje e shqetësim procesin dhe ashtu siç ka dekaruar gjatë këtyre ditëve me qetësi e racionalisht do të artikulojë vlerësimin e qëndrimin përfundimtar pasi të ketë analizuar të dhënat që i kërkohen MB dhe Qeverisë. Duke mos dashur të vendosë asnjë kusht por duke qenë tejet e shqetësuar për situatën e rëndë me letërnjoftimet ripërsërit duke bërë me dije publikun dhe partnerët ndërkombëtarë se data 31 maj është afati i fundit kur pritet një përgjigje nga Ministri i Brendshëm për kërkesat e saj të natyrshme, përfundoi Islami. *****************************
Kërkesat e PS Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të votuesve me pasaportë, kjo e dhënë duhet të jetë e përditësuar me të dhënat deri në datën 28 maj 2009; nuk kërkojmë që në këtë listë votuesish të jepni asnjë të dhënë konfidenciale që mund të binte ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale. Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të 1 013 359 aplikantëve për letërnjoftimi, pikërisht atë shifër që deklaroi Ministri në konferencën për shtyp të datës 29 maj 2009. Listën elektronike me emër, atësi, mëmësi, mbiemër, datëlindje të të gjithë aplikantëve që kanë marrë në dorë letërnjoftimin, të përditësuar me të dhënat e datës 28 maj 2009. ************************ Qëndrimi i PS Në qoftë se qeveria Berisha nuk respekton kërkesat e mësipërme, Partia Socialiste nuk i njeh zgjedhjet. Mbetet e angazhuar për të zhvilluar të lira e të ndershme që mundësojnë çdo zgjedhës prezent në listën e votuesve të realizojë të drejtën e tij kushtetues të votës. Mbetet e vendosur të mos lejojë dhe pranojë ndryshimin apo transformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes lojës me letërnjoftimet. Mbetet e angazhuar të respektojë zhvillimin e zgjedhjeve në 28 qershor 2009.
******************************************************************
*****************************************************************MB përgënjeshtron PS: Mos dekurajo qytetarët
Ashtu si gjithmonë, Ministria e Brendshme reagoi menjëherë pas paralajmërimeve të Islamit, duke përgënjeshtruar këtë të fundit, se ecuria e procesit të pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftimin elektronik, është aktualisht në parametra normale. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja, menjëherë pas deklaratave të Islamit, duke akuzuar partinë kryesore të opozitës se po bën përpjekje të planifikuara që të dekurajojë qytetarët për procesin zgjedhor, u shpreh se deri ditën e djeshme kanë aplikuar 1 150 000 shtetas. Për sa i përket kërkesave të tjera të Partisë Socialiste të shprehura nëpërmjet Islamit,ai sqaroi se për arsye sigurie, aplikimet ngarkohen në sistemin e kontrollit të konçensionarit pas aplikimit, duke bërë të pamundur informacionin e saktë. Gjithsesi Konja raportoi se deri tani janë hedhur në sistem dhe dërguar në MB, një milion e 13 mijë aplikime nga të cilat 420 mijë i takojnë atyre pa pasaportë. Kurse, numri total i personave pa pasaportë që kanë aplikuar deri tani është më shumë se 460 mijë.Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për dizinformacionin që bën Partia Socialiste duke tentuar të spekulojë me korrektësinë e shifrave zyrtare të komunikuara nga kjo ministri, theksoi Konja. Partia Socialiste ka konfirmuar në korrespondencën e saj zyrtare, por edhe në takimet me diplomatë të huaj, se nuk pret që të aplikojnë për letërnjoftimet elektronike më shumë se 500 mijë qytetarë nga grupi i atyre që janë pa pasaportë. Lidhur me këtë fakt Konja u shpreh se Ministria e Brendshme i ka dërguar sot Partisë Socialiste listën emërore të personave pa pasaportë që kanë aplikuar deri tani, si dhe listën e personave pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar. Po ashtu, Konja informoi se Ministria e Brendshme, i ka dërguar Partisë Socialiste, Prezencës së OSBE, dhe Misionit të ODIHR, analizën e saktë se nëpërmjet 476 stacioneve të aplikimit