E Diel, 1 Nëntor 2026

Ata që janë të pamëshirshëm dhe që çdo shkatërrim të natyrës dhe urbanes, e lidhin me përmirësimin e jetës, por që në fakt kanë vetëm fitimin si qëllim

Nga Besi BEKTESHI
Earth Observatory që bën publikimin e studimeve të NASA-s në internet në 10 vjetorin e formimit që në vitin 1999 ka lëshuar alarmin se natyra po dëmtohet nga njeriu në mënyrë progresive dhe vetë njeriu, po sillet tepër keq me veten e tij, duke modifikuar me qëllime të mbrapshta pikërisht mjedisin. Bota, por edhe qeveritë dhe sidomos dhjetëvjeçari i fundit që është marrë me dy luftëra si në Afganistan dhe Irak, me terrorizmin dhe tani me krizën e madhe globale, është treguar negativiste me natyrën.
Janë shembuj të frikshëm të modifikimit të saj, dhe jo vetëm ndryshimit klimaterik.
Përveç tërheqjes së akullnajave, NASA tregon se liqeni-det Aral mes Kazakistanit dhe Uzbekistanit i cili ka qenë klasifikuar liqeni - det i katërt në botë, tanimë është vetëm një shëmbëlltyrë e keqe e vetes. Kaq shumë është zvogëluar dhe kaq shumë ka shkuar drejt modifikimit dhe largimit nga madhësia e tij. Në vitet 99-2009-të pyjet e Amazonës janë shkatërruar akoma më shumë dhe nuk është kujdesur askush të pengohet shkatërrimi i mushkërive të botës. Janë dëmtuar 667 mijë  km katror pyje dhe kjo është një prej katastrofave të mëdha ekologjike që do të dëmtojë akoma më shumë planetin.
Në Dubai, etja për të fituar ka bërë që të ndërtohen rreth 100 ishuj artificialë duke i rënë në qafë natyrës ashpërsisht. Nën administratën Bush e cila u soll në mënyrë tepër të larguar nga sensibiliteti ekologjik dhe natyror si në Amerikë por edhe në botë janë bërë dëmtime të pa riparueshme. Në fakt këto ditë OKB-ja po paraqet dokumentin e parë të negociatave për klimën dhe ka edhe 200 ditë nga konferenca e Kopenhagenit e në Bon në 12 qershor janë regjistruar për debat shumë vende por nuk përjashtohen edhe refuzimet.
Në fakt pritet që administrata e Obamës të kthejë krejtësisht drejtim në këtë problem të madh botëror edhe për faktin se kritikat nga e gjithë bota kanë qenë më tepër për vetë shtetin e madh demokratik amerikan. Lufta e madhe e Irakut dhe kryesisht e naftës dhe tregjet e saj, por edhe administrimi amerikan që nuk është interesuar shumë për mjedisin dhe modifikimin e tij ka bërë që si stafi dhe presidenti Obama tashmë të shikojnë me shumë respekt partnerët europianë edhe në këtë drejtim. Ashtu sikundër u vërtetua se Europianët duke kontrolluar hidhnin hapa të sigurtë në ekonomi dhe prandaj u mbajtën fortë nga kriza, ashtu u vërtetua se përbërësja sociale e Gjermanisë dhe Francës mbrojti të dobëtit dhe shtresën e mesme por edhe bankat në financat e tyre nga kreditë e pista të një kapitalizmi pa fre dhe pa kontrolle alla Bush. Sot shteti amerikan po shpëton GM ose General Motors nën shembujt e europianëve dhe është hera e parë e një falimenti të tillë, por edhe të një ndërhyrje të tillë të madhe nga shteti amerikan. Shteti amerikan po jep 50 miliard dollarë për gjigandin më të madh të prodhimit të makinave, sepse përndryshe.... Çpo ndodh? Po ndodh ajo që Amerika ka nevojë të marrë disa leksione nga kontinenti plak, që në fund të fundit e ka krijuar shtetin më të fuqishëm të botës.
Një kapitalizëm që nuk njeh rregulla loje sidomos me natyrën dhe me njeriun, apo shoqërinë, që entuziazmohet për arritje të mëdha, duke i rënë në qafë si njeriut dhe natyrës është më i keq se sa një socializëm dikur që bërtiste njeriu dhe kishte parasysh vetëm partinë. Sot bërtitet njeriu dhe kihet parasysh vetëm fitimi. Nuk mund të rendësh mbas fitimit apo investime të tilla qoftë edhe të rëndësishme për ekonominë kur nuk ke parasysh njeriun dhe mjedisin ku ai jeton. Kemi shembuj edhe ne. Edhe pse ka dalë nga PPSH-ja kryeministri ynë Berisha nuk ka dalë nga një e majtë normale. Komunizmi ka qënë i ashpër si me njeriun dhe natyrën. Ka qenë komunizmi që  ngriti monstra të tilla si Kombinati Çeliku i Partisë i cili vetëm ndynte dhe mbushte me të kuq Elbasanin dhe rajonin. Penxheret në mëngjes ishin të mbuluara me pluhurin vdekje prurës. Po e lëmë jashtë uzinën e famshme 12 e Nikel - Kobaltit. Si kinezët dhe rusët, por edhe ne në komunizëm kemi qenë dhe jemi të pa ndershëm si me natyrën dhe njerëzit. Komunistët nuk duhen ngatërruar me socialistët europianë. Komunistët janë të pamëshirshëm me njeriun dhe natyrën njësoj, dhe ndoshta më tepër se sa kapitalistët më të egër. Sot në Shqipëri mjediset natyrore e Vlorës kanë TEC KESH-i ka mbjellë pemë për kompensim) dhe po ashtu do të transformohen edhe ato të Durrësit. Do të tentohet dhe vazhdohet edhe me Shëngjinin dhe pastaj edhe Shkodrën. Janë të gjitha zona turistike. Por edhe sikur mos të ishin, janë zona bregdetare dhe liqenore dhe po ashtu lumore.
Qeveria e djathtë e Berishës e dalë nga e dikurshmja parti nënë e të gjithave në Shqipëri nuk ka pasur ndonjë respekt të veçantë për natyrën. Ka lejuar dhe lejon prishjen e shtretërve të lumenjve për ndërtim. Lejon gropa në male po për ndërtim. Dhe i justifikon të gjitha me rritjen e investimeve dhe jetës. Jep urdhra dhe nxjerr ligje medemek të standardeve të mjedisit dhe nuk zbatohen. Në fakt është edhe Xhuveli që ruan mjedisin në Shqipëri....Sepse dikur ishte një lektor i PPSH-së në 91-shit dhe kandidat i saj agraro-mjedisor dhe tani kalon po me atë pa mëshirë në të djathtën e Berishës. Ai lejon të digjen goma dhe të ndyhet mjedisi i cili është tashmë një Shqipëri pluhuri. Për më tepër të propozimeve atomike dhe superfuqive të tilla në rajon...! Natyrisht që nuk marrin parasysh në se populli shqiptar ka dëshirë të jetë popull bërthamor....!! Sillen arrogantë si me mjedisin dhe njerëzit që jetojnë në këtë mjedis. Ju dha dorë e lirë edhe në saj të përkushtimeve politike si për NATO-n dhe të tjera, duke harruar se po shkojmë drejt një betonizimi të frikshëm. Betonizim që dikush-dikush e quan europianizim.....!
Tanimë jo vetëm Berisha, sepse Tirana e cila shitet për shembull i mirë është vendi ku betoni ka mbizotëruar gjithçka. E këtë gjë e ka lejuar një socialist si Rama ose akoma më keq ka pasur leverdi të jetë kështu Tirana, dikur kryeqyteti më i gjelbëruar. Sot na duken të bukura monstrat e Tiranës si ndërtime moderne?? Ka njerëz që thonë Tirana është e bukur...! Ato janë ndërtimet më të shëmtuara të mundshme dhe të një luksi që i ka ikur koha prej 40-të vite në Europë. Ndërtimet e larta dhe modifikuese të qyteteve tona nuk mund dhe nuk kanë për të qenë krenaria jonë. Janë turpi i shtetit dhe shoqërisë tonë dhe po ashtu edhe turpi i lokalëve tonë përfshi Edi Ramën që nuk mund të krahasohet me asnjë kryebashkiak tjetër një këtë drejtim, sepse ai ka më shumë betonin e hedhur dhe më të shëmtuar në botë. Dy lulishte të vogla as që bien në sy në mes të ndërtimeve katastrofike të Tiranës sot. Për fat të keq, edhe qytetet e tjera po ndjekin po të njëjtin sistem ndërtimi që ka në bazë fitimin dhe mafien e ndërtimit e cila hap sheshe dhe ndërton monstra duke mbajtur edhe çmimet lart. Mund të quhet i majtë Edi Rama me cilësinë e Kryebashkiakut që modifikon qytetin dhe lejon ndërtime kudo ku ka pasur barë jeshil apo park?? Nuk është një i majtë dhe nuk ka për tu bërë kurrë. Për më tepër të thuhet se ka standarde europiane në këtë mes. Kam lindur në Tiranë përpara Ramës dhe kam jetuar në të në ato kohë të komunizmit deri sa qarkulluan humbëtirave të Shqipërisë familjen time dhe mbaj mënd Tiranën e komunizmit. Pa asnjë lloj frike dhe dyshimi mund të them se ka qenë mijëra herë më e bukur, më e pastër dhe më e shëndetshme.
Sepse ka qenë e gjelbëruar dhe pa betone. Sepse me sa duket nuk i kishte ardhur koha e tillë ose Enveri dhe kriminelët e tij nuk donin të jetonin keq, si jetojnë sot në Tiranë dhe për më tepër një pjesë e njerëzve deklarojnë se jetojmë mirë. Një qytet monstër, prodhim pikërisht i mendjeve post komuniste dhe mafioze që po përhap modelin e tij në të gjithë Shqipërinë pa dyshim, duke shkatërruar të dytin Durrësin. Më e bukura është se kur dikush që kundërshton dhe thotë se po bëjnë krim dhe që do të pendohem në të ardhmen, e quajnë antizhvillimit dhe antidemokracisë dhe kush, pikërisht monstrat në politikë që kanë fituar duke shkatërruar qytetet, duke i transformuar nga qytetet e Enverit  të standardeve pesëkatëshe të shëmtuara, pa makina dhe semaforë apo edhe mjedise kreat

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›