“Monitoroni Reformën Zgjedhore dhe atë në Drejtësi”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit, Ilir Meta, i kërkon ndihmë Komisionit Evropian që të monitorojë zhvillimin e reformave në vend. Pas përplasjeve të vazhdueshme jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me Partinë Socialiste, për kreun e LSI-së vetëm një monitorim i ndërkombëtarëve mund të bëjë të mundur që këto reforma të zbatohen siç duhet. Kërkesa e Metës iu drejtua Drejtorit për Ballkanin në Komisionin Evropian, Pier Mirel, gjatë një takimi që ai zhvilloi dje me të në selinë e LSI-së. Meta është shprehur shumë i shqetësuar për procedurat e ndjekura deri tani në lidhje me Reformën Zgjedhore. Sipas tij, kjo reformë po shtyhet në kufijtë e së pamundurës, ndërkohë që edhe prodhimi i kartave të identitetit rrezikon të mos përfundojë në kohë. Kreu i LSI-së vlerësoi gatishmërinë e BE-së për të ecur drejt liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Takimi
Gjatë takimit të zhvilluar dje me Drejtorin për Ballkanin në Komisionin Evropian, Meta ka vlerësuar se vërejtjet e Raportit të KE-së për Shqipërinë, sidomos në drejtim të rritjeve të kapaciteteve institucionale të Parlamentit për hartimin e ligjeve në përputhje me standardet e BE-së, janë tepër aktuale dhe kërkohet një vullnet politik nga mazhoranca për t i plotësuar ato. Por kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Integrimit, ka shprehur shqetësimin për ecurinë e Reformës Zgjedhore, si reforma më e rëndësishme që do ta afrojë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. “Kjo reformë po shtyhet në kufijtë e së pamundurës, dhe po zhvillohet në një proces jotransparent. Edhe realizimi i projektit të kartave të identitetit rrezikon të mos përfundojë në kohë, gjë që do të sjellë të njëjtat probleme me identifikimin e shtetasve që kanë pasur zgjedhjet e kaluara”, - është shprehur ai gjatë takimit. Meta kërkoi një monitorim më nga afër nga BE të Reformës Zgjedhore dhe asaj në Drejtësi. Ai gjithashtu vlerësoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ecur drejt liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008