“Sistemi arsimor ka dështuar”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste e konsideron si të dështuar sistemin arsimor në vendin tonë.
Kryetarja e Komisionit për Arsimin, Kulturën dhe Mediat në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Ledi Shamku, i konsideroi si të pavërteta deklaratat e Kryeministrit se tashmë kemi një arsim të parametrave evropianë, një gjë që nuk është aspak e vërtetë. Sipas saj, manipulimi i së vërtetës po bëhet duke lëshuar premtime të reja që mbijnë mbi shtratin e premtimeve të vjetra të pambajtura, që po kalben në sirtarët e programeve kryeministrore. Sipas saj, Berisha ka dështuar në premtimin për reformën e plotë të kurrikulave mësimore, në liberalizimin apo dyfishimin e pagave të mësuesve. “As dyfishim pagash e as përballje të tyre me inflacionin gërryes. E më tepër, nga 13 paga, mësuesit sot marrin realisht 11. Sa për statusin, bëjmë me dije se mësuesi është figura më e pambrojtur ndaj politikave ministrore aktuale”, - tha Shamku. Po kaq të dështuara, sipas saj, janë dhe premtimet për 25-30 nxënës në klasa apo arritja 100% e fëmijëve që kryenin arsimin 9-vjeçar?!. “Ky vit i fundit, është thjesht viti i katërt i një dështimi që po e paguajnë shqiptarët, e paguajnë sot baballarët dhe nënat e dëshpëruara, e që do ta paguajë nesër vendi”, - përfundoi Shamku.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008