E Diel, 1 Nëntor 2026

Monstra rrëfehet tek psikiatrja

Monstra, që mbajti vajzën e tij në bodrum, Josef Fritzl, ia tha troç një psikiatreje, tamam si tek filmi “Silence of the lambs”, që “unë kam lindur për të përdhunuar”.

Babai që kreu inçestin me vajzën e tij duke e mbajtur atë të mbyllur në bodrum për 24 vjet dhe duke e përdhunuar, iu rrëfye doktoreshës, Adelheid Kastner, gjatë seancave intensive kokë më kokë.

Psikiatrja Kastner, 46-vjeçare, u thirr nga një gjykatë australiane për të zhbiruar trurin e Fritzl dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ajo e pyeti 73-vjeçarin për orë të tëra dhe në raportin e saj nxori përfundimin se ai është shumë i rrezikshëm dhe nuk duhet liruar më ndonjëherë.

Doktoresha mendon se fëmijëra e tij ka ndikuar shumë tek ai. Monstra ka patur një nënë sadiste dhe dominuese, e cila e rriti pa dashuri.

Ai i tha psikiatres pa iu dridhur qerpiku: “Unë kam lindur për t’u bërë përdhunues. Kam një damar djallëzor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›