Montella, trajner i ri i Catanias

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 17:18
Vincenzo Montella është emëruar trajner i ri i Catanias. Ish strategu i Romës zëvendëson Diego Someonen e larguar pas përfundimit të sezonit të fundit në Serie A.
Montella kërkohej edhe nga Chievo, që mbeti pa trajner pas largimit të Stefano Piolit për në Palermo, por në fund angazhoi Domenico di Carlon.
Montella kishte marrë detyrën në Romë pas promovimit nga ekipi i të rinjve në muajin shkurt, kur Claudio Ranieri dha dorëheqje pas humbjes 4-3 në Genoa.