E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montezemolo konfirmon vetëm Masën për 2010

Montezemolo flet për pilotët për herë të parë, duke nënkuptuar, që njëri nga të dy njerëzit e Ferrari 2010 mund të mos jetë Raikonen dhe më pas lëshon batuta në lidhje me konkurrencën: "Për të na mundur, i kanë provuar të gjitha". "Brenda pak javësh Ferrari do të marrë një vendim pët pilotin që do t‘i bashkëngjitet Filipe Masës, ka thënë Montezemolo dje në Firence. Do të kemi një shofer brazilian, sepse meriton një shans tjetër, pasi falë Zotit është mirë. Për sa i përket pjesës tjetër, po reflektojmë për zgjedhjen më të mirë, por kemi ende kohë: do të vendosim brenda pak javësh". Presidenti i Ferrarit flet më pas për çështjen Briatore. "Ferrari ka fituar 8 tituj nga 10 kundër kolosëve, thekson ai. Gjërat që ndodhën dy vite më parë ose disa muaj më parë më detyrojnë të them ndonjë batutë, por nuk po e them...". "Garojmë që nga 1950, thotë në fund Montezemolo. Na kanë shpikur mijëra pengesa dhe nuk jemi dorëzuar. Morëm disa vite pushim, si ky i tanishmi, sepse rregulltat nuk ishin të qarta, por vitin e ardhshëm do të jemi pretendentë. Megjithatë ky vit nuk është mbyllur ende".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›