E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 2 VITE burg për Ilir Metën

Share

-Prokuroria sjell si provë të fortë telefonatat e Metës, ku vërtetohet ndërhyrja e tij për favore

Prokuroria ka kërkuar dy vjet burg gjatë pretencës së sotme për Ilir Metën. Përveç burgut, prokuroria ka kërkuar edhe dënimin me një gjobë prej 1 milionë lekësh. Prokuroria ka gjetur fajtor Ilir Metën për akuzën e korrupsionit aktiv. Meta duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale, gjykon prokuroria.

Sipas organit të akuzës, dëshmia e Priftit ka qenë e besueshme. Sipas prokurorit provat kundër tij janë vërtetuar gjatë gjykimit ndërsa ka shtuar se tabulatet vërtetojnë favorizimet që ish-zv/kryeministri Ilir Meta u bënte kompanive të ndryshme për marrjen e koncesioneve. Kërkesa është bërë pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë, ndërsa tashmë pritet vendimi i gjykatës. Meta akuzohet për korrupsion, pas videos së shfaqur nga Dritan Prifti, ku ai shfaqet duke kërkuar favore, kundrejt përfitimit të 700 mijë eurove. Mbrojtja e Metës ka thënë se qëndrimi i prokurorisë nuk është i mbështetur në prova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›