E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetëvrasës në funeral, 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën gjatë një funerali në lindje të Afganistanit, kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në trup.

Sipas autoriteteve policore, sulmi ka ndodhur në qarkun Dur Baba të provincës Nangarhar.

Agjencia DPA thotë se sulmuesi kishte në shënjestër një guvernator të qarkut, i cilika mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia ka fajësuar talibanët, ndërsa kryengritësit, deri më tani, nuk kanë bërë ndonjë koment.

Muajin e kaluar, disa fshatra në malet e Nangarharit kanë shpallur kryengritje kundër ekstremizmit taliban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›