Marok, 42 të vdekur nga rrëzimi i një autobusi

42 të vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci i viktimave të një aksidenti automobilistik në Juglindje të Marokut.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet marokene, ku si pasojë e aksidentit të një autobusi kanë mbetur të vdekur 42 persona dhe 24 të tjerë janë plagosur, të gjithë shtetas marokenë.
Autobusi, i cili udhëtonte nga Zagora në Marakeç, ka rënë në një thellësi prej 150 metrash.
Shkaku i aksidentit nuk është bërë i ditur, ndërkohë që është ngritur dhe komisioni hetimor për zbardhjen e plotë të aksidentit.