UNHCR: Rekord refugjatësh në gusht, 100.000 persona lënë Sirinë

Muaji gusht ka arritur numrin rekord të sirianëve të cilët kanë braktisur vendin e tyre si rezultat i trazirave në vend, që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Asad në mars të vitit të kaluar.
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) bën të ditur se, gjatë gushtit rreth 100.000 persona kanë lënë Sirinë, për të kërkuar strehim në vendet fqinje. Sipas Kombeve të Bashkuara, numri total i refugjatëve sirianë arrin në 235.000 mijë.
Zëdhënësja e Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara, Elizabet Bajërs, ka deklaruar se agjencia e saj ka intensifikuar operacionet për të ndihmuar me ushqime rreth 1.5 milion njerëz të mbetur në Siri.
Aktivistët pro-opozitarë të Sirisë thonë se rreth 5.000 persona janë vrarë vetëm gjatë muajit gusht, çfarë, sipas tyre, është shifra më e lartë që nga fillimi i konfliktit.
Po sipas aktivistëve, rreth 26.000 njerëz kanë humbur jetën gjatë 18 muajve trazira. Protestuesit kërkojnë ndryshimin e regjimit të Asadit.