Monti paralajmëroi dorëheqjen e tij

Në të njëjtën ditë, ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka konfirmuar ri-kandidimin për t’u bërë kryeministër i italianëve, për herë të pestë. Në një deklaratë për mediat, gjatë stërvitjes së klubit të futbollit, “AC Milan”, teksa bëri me dije lajmin, Berlusconi deklaroi: “Do të rikthehem për të fituar. Kur kam luajtur sport, kur punoja dhe kur studioja, asnjëherë nuk kam hyrë në konkurrencë për një vend të mirë, por gjithmonë për të fituar”.
Berluskoni njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm tre ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montit, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pak para përfundimit të mandatit të Parlamentit.
Berlusconi, 76 vjeç, njoftoi në tetor se nuk do të kandidonte për postin e kryeministrit.