E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli në Serbi, marrëveshje me Petroviçin

Genc Ruli - Dusan Petroviç

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, i cili ndohet në Serbin për një vizitë zyrtare, ka nënshkruar me homologun serb, Dusan Petroviç, një marrëveshje për bashkëpunimin veterinar. Firmosja është bërë në selinë e qeverisë serbe në Beograd.

Marrëveshja, synon lehtësimin e qarkullimit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe shëndetit publik për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive të kafshëve.

Pas nënshkrimit, ministri shqiptar tha se është mundësuar përmirësimi i shumë proceseve dhe marrëdhënieve të ekonomive të dy vendeve. Ruli vuri në dukje dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare gjatë viteve të fundit.

Serbia është një ndër partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë në kuadër të CEFTA-s, me afërsisht 20% të totalit të shkëmbimeve tregtare për vitin 2011. Ndërkohë që afërsisht 10% e totalit të eksporteve shqiptare në kuadër të Marrëveshjes CEFTA destinohet për në Serbi, ndërsa afërsisht 21% e totalit të importeve në kuadër të kësaj marrëveshjeje ne i marrim nga Serbia, është shprehur Ruli. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›