E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: I dhamë postet Topit për ta larguar, qesharake

Tashmë u zbulua misteri se përse Bamir Topi na qenka prishur me PD-në dhe Sali Berishën. Kështu është prononcuar për mediat deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, në një reagim ndaj deklaratave të një dite më parë të Kreut të Shtetit Bamir Topi gjatë një interviste.
 

Duke iu referuar deklarimeve të Topit, se PD është një kapitull i mbyllur për të, duke shtuar se, “e kanë mbyllur pikërisht ata që me sa duket e pritën atë ditë që të më largojnë me ngritje në detyrë”, deputeti Paloka u shpreh se:
 

“Arsyet e prishjes së marrëdhënieve mes Bamir Topit dhe Partisë Demokratike sipas tij, vijnë sepse PD e paska kandiduar për President dhe e ka bërë President atë në mënyrë të dhunshme, kundër dëshirës së tij. Pra Partia Demokratike, Sali Berisha dhe 84 deputetë i kanë bërë hile të madhe Bamir Topit, e kanë detyruar për 4 vite të qëndrojë si President”, u shpreh Paloka.
Ndër të tjera Paloka i kujtoi Topit, se PD e mori e bëri ministër, nënkryetar të PD-së, kryetar të grupit parlamentarë të PD-së dhe pastaj

President të Republikës, vetëm se një ditë donte ta hiqte qafe.
“Këto deklarata, janë qesharake”përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›